Kopshti “Diren”, në zonën e Saukut, tashmë është vënë në qendër të vëmendjes si pasojë e skandalit të ndodhur pak ditë më parë, ku administratorja e këtij kopshti dhunoi fëmijën 3 vjeç.
Pas këtij skandali, “STOP” ka vijuar me hetimet sa i përket këtij subjekti që administrohej nga Anjeza Shabani.
Përmes një shkrese drejtuar QKB (Qendrës Kombëtare të Bizneseve), “STOP” kërkoi të informohej lidhur me kopshtin “Diren”, nëse ky subjekt ka një numër Nipt-i, është i regjistruar, tatohet apo jo?
Përgjigjja e kthyer nga ky institucion ka qenë se ky subjekt nuk ka qenë i regjistruar.
Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.
Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”, Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i palicensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.
Erjon Prifti: “Mbështetur në të dhënat që zotëron Administrata Tatimore në regjistrin e saj të tatimpaguesve nuk ekziston asnjë subjekt i regjistruar apo i pajisur me Nipt, i cili ka emrin tregtar të kopshtit “Diren”. Subjekti në fjalë ekziston si një objekt i paregjistruar pranë organeve tatimore. Duke kryer procedurat e investigimit fiskal për të marrë të gjithë të dhënat e mundshme mbi numrin e fëmijëve, punonjësit të cilët janë të padeklaruar, aktivitetin për sa kohë është zhvilluar, pronësia e kujt është aty ku zhvillohet aktiviteti. Pra të gjithë atë informacion të mundshëm që jep detaje mbi aktivitet ekonomik dhe tatime të papaguara në buxhetin e shtetit.”
Gazetarja: Kush ka qenë inspektor i zonës në Sauk dhe si ka mundësi që këtij inspektori nuk i ka rënë në sy një objekt kaq i madh?
Erjon Prifti: “Ne jemi duke zhvilluar investigimin e brendshëm administrativ dhe shumë shpejt do të nxjerrim përgjegjësitë nëse është zhvilluar një verifikim i territorit në atë zonë, kush kanë qenë personat dhe pse nuk e kanë evidentuar nëse në atë periudhë subjekti ka qenë në aktivitet. Shumë shpejt të gjithë ata që kanë thyer rregullat do të penalizohen administrativisht dhe nëse do të duhet edhe penalisht”. /tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron