LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj grave në Tetovë, shqetësuese

Dhuna ndaj grave në Tetovë, shqetësuese

Dhuna në familje nuk ndalet, vijon edhe këtë vit në rajonin më të gjerë të Tetovës. Madje, këtë vit, sipas shifrave, ka një rritje të numrit të rasteve të denoncimit të dhunës, shkruan gazeta KOHA.

Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, krahas dhunës klasike që ushtrojnë burrat ndaj grave po ashtu evidentohet edhe dhuna e djemve ndaj prindërve. Gjatë pjesës së parë të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, deri te Prokuroria publike në Tetovë ka parashtruar 9 padi penale, kundër 10 kryerësve të dhunës në familje, edhe atë 7 persona do të përballen për shkaktim të lëndimeve dhe tre për rrezikim të sigurisë.


Si viktima të dhunës në familje vazhdojnë të jenë gratë dhe pjesa dërmuese ka të bëjë me dhunë fizike dhe kërcënime të ndryshme. Më shumë dhunues janë burrat ndaj grave, më pas janë djali ndaj prindit, vëllai dhe prindi ndaj djalit, dhe vëllezërit së bashku ndaj nënës. Në gjashtë mujorin e parë të 2017 ,janë regjistruar rreth 50 parashtresa me elemente të dhunës në familje. Edhe këto parashtresa janë zbardhur kurse motivet janë të njëjta.

“Njëjtë si vitin e kaluar në numër më të madh viktima kanë qenë bashkëshortët, ish bashkëshortet dhe bashkëshortet pa kurorë, por në numër viktima janë edhe prindërit të cilët janë maltretuar nga fëmijët e tyre gjegjësisht nga djemtë”, informojnë nga Policia e Tetovës.

Sipas Marjan Josifovskit, zëdhënës i SPB-së në Tetovë, gjatë 2016 janë parashtruar 113 parashtresa me elemente të dhunës në familje dhe të njëjtat kanë të bëjnë me dhunë fizike, maltretim psikik në ndikim të alkoolit dhe devijime të ndryshme të anëtarëve të familjes. Të gjitha parashtresat janë zbardhur dhe janë rrumbullakuar me paralajmërime për kryerësit e këtyre veprave. Në mesin e arsyeve të dhunës në familje, edhe kësaj radhe numërohen devijimet psikike, gjendja ekonomike, xhelozia dhe përdorimi i alkoolit.

Gjatë vitit 2016, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë deri të Prokuroria publike ka paraqitur 45 padi penale kundër 52 kryerësve, për 48 vepra të kryera penale, edhe atë, 33 vepra penale si lëndime trupore, të parapara dhe të dënueshme sipas nenit 130, paragrafi 2, nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë, 14 vepra të kryera penale rrezikim të sigurisë dhe një vepër penale “Detyrim i dhunshëm”, për të cilën parashihet dënim sipas nenit 139 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Si viktima të dhunës familjare, numrin më të madh e përbëjnë femrat. Numri më i madh i këtyre veprave penale janë kryer me sulm fizik, përderisa një pjesë prej tyre kanë ndodhur me kërcënime nga më të ndryshmet nën ndikim të alkoolit, por edhe me armë të ftohta. Rastet e veprave penale të cilat janë paraqitur në sektorin për punë të brendshme në vitin 2016 kanë të bëjnë me sulme të cilat janë kryer si për shembull burri ka sulmuar gruan, djali babain, djali ka sulmuar nënën, djali me nusen kanë kryer sulm ndaj nënës dhe kështu me radhë. Sipas policisë, burrat vazhdojnë të jenë shkaktar më të mëdhenj të dhunës në familje, edhe pse periudhën e fundit ka edhe lloje të ndryshme të pjesëtarëve të tjerë të familjes në veçanti për shkaqe ekonomike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori