LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëvjeçari zbulon pajisjen për të parandaluar vdekjen e fëmijëve brenda veturave të nxehta (Foto)

Dhjetëvjeçari zbulon pajisjen për të parandaluar vdekjen e fëmijëve brenda veturave të nxehta (Foto)

Një nxënës dhjetëvjeçar i Teksasit ka shpikur një pajisje me anë të së cilës do të parandalonte foshnjat që të vdesin brenda veturave të nxehta.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një djalosh nga McKinney, një vend rreth 30 kilometra në veri të Dallasit.


Siç bëhet e ditur më tej, ai ka thënë se do të kalojë pushimet e tij verore në zhvillimin e pajisjes së tij – një kuti me kanale ajri që fryjnë ajrin e ftohtë kur bëhet shumë nxehtë brenda një makine dhe një antene që paralajmëron prindërit dhe shërbimet emergjente.

Nxënësi tha se ideja i kishte ardhur “kur një foshnjë me emrin Fern vdiq në rrugë” për shkak të një makine të nxehtë dhe ai e pa historinë e tij në lajme.

Gjatë dy dekadave të fundit, të paktën 712 fëmijë të mbetur në automjete kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë në SHBA, sipas një meteorologu që filloi të gjurmonte “vdekjet e parandalueshme” në vitin 1998. /Telegrafi/