LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të pastrehë në Shkup dimrin e kalojnë në rrugë (Video)

Dhjetëra të pastrehë në Shkup dimrin e kalojnë në rrugë (Video)

Dimri i acartë ka gjetur të pastrehë dhjetëra persona të cilët edhe në këtë periudhë ku zhiva e termometrit po ulet dukshëm nën zero, ata kalojnë ditët dhe netët nëpër rrugët e qytetit. Qiell i hapur mbi kokë dhe bora e akulli nën këmbë, përbëjnë një lloj tjetër të sfidës së jetës së tyre. Në këto ditë, tani më ata nuk luftojnë që të mbijetojnë pa ushqim, por që të mos vdesin nga i ftohti. Zjarri i ngrohtë për ta është luks që mund ta përjetojnë vetëm në imagjinatën e tyre.

Për t’u solidarizuar me gjendjen e tyre, punkti për personat pastrehë “Momin Potok”, ka rritur aktivitetet humanitare ditëve të fundit. Ky punkt, i cili për shkak të temperaturave të ulëta po punon 24 orë në ditë, ka hapur dyert duke i’u ofruar strehim dhe ndihmë kësaj kategorie. Një pjesë e personave të pastrehë ka disa ditë janë drejtuar në këtë qendër për të kërkuar ndihmë.


Argjend Çilafi nga Kryqi i Kuq i Shkupit, tha se me uljen e temperaturave gjatë ditëve të fundit është rritur numri i personave që janë drejtuar te ky punkt për të kërkuar ndihmë.

“Gjatë këtyre tre ditëve të fundit numri është mbi 20 kështu që shpresojmë që deri të dielën edhe pse njohuri se temperaturat do të rriten shpresojmë se numri i të pastrehëve do të zvogëlohet.”, tha më tej ai.

Çilafi njoftoi se deri të hënën punkti do të funksionojë 24 orë në ditë por varësisht prej kohës punkti do të jep i hapur edhe pas të hënës në qoftë se është nevoja.

Por, persona të kategorisë së rrezikuar sociale mund të hasim kudo nëpër qytet. Ata i hasëm edhe sot në rrugët e Çarshisë së Shkupit, të cilët pavarësisht motit të ftohtë, presin perëndimin e diellit në rrugë ku kërkojnë solidarizim dhe bamirësi nga kalimtarët e rastit dhe të mbledhin ndonjë monedhë për të siguruar kafshatën për veten dhe për familjen. Ata i jepnin edhe sot një pamje të zymtë dhe të trishtë qytetit të Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori