LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra anije cisterna me naftë po qëndrojnë në brigjet e Kalifornisë, pas rënies së kërkesës si pasojë e mbylljes shkaku i pandemisë

Dhjetëra anije cisterna me naftë po qëndrojnë në brigjet e Kalifornisë, pas rënies së kërkesës si pasojë e mbylljes shkaku i pandemisë

Si pasojë e mbylljes së përgjithshme si pasojë e pandemisë, ka rënë në masë të madhe kërkesa për naftë të papërpunuar.

Kjo ka bërë që dhjetëra anije cisterna, të qëndrojnë në bregdetin e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, pa pasur ku të zbarkojnë që të shpërndajnë produktin apo të ankorohen, transmeton Telegrafi.


Gjatë ditës së djeshme, rojar bregdetare i kanë filmuar 27 anije, që kishin ndërprerë rundrimin, por ekuipazhi vazhdonte të qëndronte në to, sepse kishin mbetur ende në ujë.

“Zinxhiri furnizues është ndërprerë, tankerët që janë shfrytëzuar për transportim, tani janë kthyer në mjete për depozitim, derisa sa të vijë koha që nafta të futet sërish në përpunim”, ka thënë Scott Lauremann, zëdhënësi i American Patroleum Institute.

Meqenëse prodhimtaria është bllokuar, derisa njerëzit po udhëtojnë shumë pak shkaku i coronavirusit, ka rënë shumë kërkesa për naftë, duke bërë që çmimi të bie në nivelit më të ulët deri më tani. /Telegrafi/