Dhjetë zbulimet historike që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë (Foto)
Historia e botës është e mbushur plot me mistere. Askush prej nesh nuk do të jetojë aq gjatë sa t’i shohë ato të gjitha të zgjidhura.
Por është gjithmonë interesante t’i hedhësh një sy gjërave vërtetë të çuditshme që ende qëndrojnë nën sipërfaqe.
Zogjtë Moa
Moa ishin zogj jofluturues që kanë jetuar në Zelandën e re dhe janë zhdukur përfundimisht rreth vitit 1500. Ata janë vrarë, sipas një teorie nga fiset Māori. Gjatë një ekspedite në shekullin e 20, shkencëtarët ranë në gjurmë e një kthetre shumë të madhe që i përkiste njërit prej zogjve Moa dhe ishte ruajtur në mënyrë të pabesueshme për shekuj me radhë.
Tempulli i Saksaywaman, Peru
Punimi perfekt i gurit në këtë tempull është me të vërtetë mahnitës. Është e pumundur të kalosh qoftë edhe një cope letre shumë të hollë mes gurëve, me anë të të cilëve është ndërtuar tempulli. Përveç kësaj, çdo gur ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të rrumbullakosura. Si është ndërtuar? Askush nuk e di.
‘Porta e diellit’, Bolivi
‘Porta e diellit’ gjendet në Tiwanaku, një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojë se ajo ishte qendra e një perandorie shumë të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë gdhendjet mbi Portë. Ndoshta kanë ndonjë kuptim astronomik ose astrologjik.
Shpellat Longyou, Kinë
Këto shpella janë ndërtuar nga dora e njeriut. Një punë kaq e vështirë duhet të ketë pasur nevojë për forcën e mijëra njerëzve. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dhënë se kur datojnë këto shpella apo metodën e përdorur për ndërtimin e tyre. Gjithsesi, ato përbëjnë një rekord historik.
Obelisku i papërfunduar, Egjipt
Ky obelisk nisi të gdhendej nga sipërfaqja e një shkëmbi, por nuk u përfundua kurrë. U la në këtë gjendje, i pambaruar. Përmasat e tij janë të jashtëzakonshme.
Qyteti nënujor Yonaguni, Japoni
Ky qytet antik u zbulua rastësisht nga zhytësi Kihachiro Aratake. Qyteti nënujor ka ngatërruar keq të gjitha teoritë shkencore. Shkëmbinjtë me të cilat ai është ndërtuar janë zhytur në ujë 10 mijë vjet më parë, shumë kohë para se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Sipas arkeologjive, në këtë periudhë primitive, njerëzit jetonin ende nëpër shpella dhe ushqeheshin e rrënjë dhe gjueti kafshësh; e pamundur që të ishin në gjendje të ndërtonin qytete prej guri.
Mohenjo-daro (Kodra e të vdekurve), Pakistan
Sekreti i rënies së këtij qyteti ka vënë në pikëpyetje ekspertët për dekada me radhë. Më 1922, arkeologu indian, R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt e lumit Indus. Pyetja ishte: si qe shkatërruar ky qytet i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmime të shumta nuk kanë mundur të japin asnjë përgjigje.
‘L’Anse aux Meadows’, Kanada
Ky sajt arkeologjik në Kanada ishte themeluar dikur nga vikingët, rreth 1 mijë vjet më parë. Fakti që ai ekziston tregon se detarët skandinavë kanë arritur Amerikën e Veriut shumë kohë para lindjes së Kristofor Kolombit.
Tunelet e Kohës së Gurit
Zbulimi i një rrjeti të gjerë tunelesh nëntokësore, që shtrihet në të gjithë Europën, nga Skocia në Turqi, tregon se komunitetet e epokës së gurit nuk ishin thjesht gjuetarë. Por, qëllimi i vërtetë i ndërtimit të këtyre tuneleve është ende një mister. Disa studiues besojnë se ato janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarëve, ndërsa të tjerët besojnë se ata ishin një mënyrë për të udhëtuar të sigurt, të mbrojtur nga kushtet e motit të papërshtatshëm apo konflikteve të ndryshme, transmeton tiranaobserver.
Sferat gjigante të gurit në Kosta Rika
Këto formacione misterioze prej guri janë intriguese jo vetëm për formën perfekte sferike, por gjithashtu edhe sa i përket origjinës apo qëllimit të tyre ende të panjohur. Ato u zbuluan në vitin 1930, nga punëtorët që pastronin xhunglën për të mbjellë një plantacion bananesh. Sipas legjendave lokale, sferat misterioze mbanin flori të fshehur brenda tyre, por në fakt doli se ato ishin bosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi