Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Atleticos, Costa thyen rekordin (Foto)

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të La Ligas pas arritjes së marrëveshjes me Chelsean, ndërsa në ‘top 10’ transferimet hyjnë edhe emra tjerë të mëdhenj si Antoine Griezmann e Sergio Aguero.
Diego Costa është bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i historisë të skuadrës spanjolle, Atletico Madridit.
Shifra e përfolur prej 55 milionë plus 10 tjera bonuse që Los Rojiblancos do t'i paguajnë Chelseat tejkalojnë 40 milionë që ata më parë kishin paguar për Radamel Falcaon e ardhur nga Porto.
Në vendin e tretë gjendet francezi Kevin Gameiro, i cili u transferua nga Sevilla vitin e kaluar, ndërsa ylli i skuadrës, Griezmann është vetëm transferimi i gjashtë më i shtrenjtë në histori të klubit.
Në listën prej ‘top 10’ transferimeve pjesë e tyre janë edhe futbollistë tjerë të mëdhenj si Aguero dhe Mandzukic. /Telegrafi/Dhjetë transferimet më të mëdha të Atleticos:
10.Sergio Aguero – 23 milionë euro
9.Mario Mandzukic – 22 milionë euro
8.Stefan Savic – 25 milionë euro
7.Nicolas Gaitan – 25 milionë euro
6.Antoine Griezmann – 30 milionë euro
5.Jackson Maritnez – 35 milionë euro
4.Vitolo – 36 milionë euro
3.Kevin Gameiro – 32-40 milionë euro
2.Radamel Falcao – 40 milionë euro
1.Diego Costa – 65 milionë euro






























































