Takimi i së martës ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ishte plot me lëvdata nga të dyja palët, të cilët deri vonë kishin qenë shumë afër një lufte.

Ndonëse u vlerësua si një takim i suksesshëm, ende nuk mund të thuhet me plot bindje, pasi që pritet nëse palët, sidomos Koreja e Veriut do të mbajë premtimin e dhënë për denuklearizim.


Gjithsesi, pasi takimi është vlerësuar i suksesshëm, jep shpresë se edhe gjërat do të shkojnë mirë.

Por edhe nëse ndodh e kundërta, përcjell Telegrafi, nuk do të ishte rasti i parë, pasi që edhe në disa takime të tjera – edhe pse shumica të suksesshme - ka pasur raste kur jo të gjithë kishin "një fund të lumtur".

Kim dhe Trump

1 172

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më në fund shtrënguan duart, por një shtrëngim duarsh nuk do të thotë gjithmonë arritje e rezultateve.

Kim dhe Moon

2 83

Në një duarshtrëngim tjetër, aktori kryesor gjithshtu ishte Kim Jong-un, kur u takua me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, disa muaj më parë.

Obama dhe Castro

3 57

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ai i Kubës, Raul Castro shtrënguan duart si një piketë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, me ardhjen e Donald Trump, “Kuba u kthye në izolim”.

Mbretëresha Elizabeth dhe Martin McGuinness

4 51

Mbretëresha britanike po shtrëngonte duart me një ish-anëtar të IRA-s. Gruaja fisnike qeshi me ngrohtësi ndërsa ia dha dorën Martin McGuinnessit – dhe kjo zgjati vetëm për pak kohë. IRA vrau një nga kushërinjtë e Elizabetës.

Blair dhe Gaddafi

5 49 e1528926301466

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka nxitur polemika publike kur ai përshëndeti përzemërsisht udhëheqësin libian Muammar Gaddafi në vitin 2004.

Nikson dhe Mao

6 32 e1528926331369

Ish-presidenti amerikan Richard Nixon thyen pengesën kur ai i zgjat dorën presidentit të atëhershëm të Kinës, Mao Zedong - në vitin 1972.

Sadat dhe Carter

7 28

Marrëveshja e paqes egjiptiano-izraelite u nënshkrua në vitin 1979, por presidenti egjiptian u vra vetëm dy vjet më vonë.

Rabin dhe Arafat

8 23 e1528926380933

Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin bëri të njëjtën gjë më 1995 pasi ra dakord për një marrëveshje paqeje me udhëheqësin palestinez Jasser Arafat.

Regan dhe Gorbaçov

9 19 e1528926409133

Ronald Regan dhe Mihail Gorbaçov mbajtën një takim në vitin 1985 dhe kthyen shpresën se një luftë e ftohtë e gjatë mund të përfundojë.

Astronautët amerikanë dhe sovjetikë

10 16 e1528926441205

Megjithatë, një shtrëngim duarsh midis SHBA-ve dhe BRSS-së ka mbetur i mbajtur në mend si një “fenomen jashtëtokësor”.

Astronautët e dy superfuqive u takuan në hapësirë në vitin 1975. Aleksei Leonov përshëndeti Tomas Staford diku në qiell mbi Gjermaninë Perëndimore. /Telegrafi/