Sipas The Economist Intelligence Unit, për të pestin vit radhazi Singapori është qyteti më i shtrenjtë në botë, ku Paris dhe Cyrih renditen në vendin e dytë.
Sondazhi i EIU është dizajnuar për të ndihmuar kompanitë të llogarisin kostot e jetesës dhe të krijojnë paketa kompensimi për emigrantët dhe udhëtarët e biznesit.
Deri në vitin 2013, Tokio ishte qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar. Kryeqyteti japonez ka rënë shtatë vende nga viti i kaluar. Hong Kong, qyteti i dytë më i shtrenjtë i vitit të kaluar, ra në vendin e katërt. Destinacionet e Azisë dhe Evropës dominojnë renditjen e qyteteve më të kushtueshme në raportin e publikuar.
Parisi është qyteti i vetëm i Eurozonës në mesin e 10 vendeve më të shtrenjta edhe pasi vlera e euros ra. The Economist Intelligence Unit tha se kryeqyteti francez mbeti “strukturalisht shumë i shtrenjtë për të jetuar, me oferta vetëm për alkool, transport dhe duhan në krahasim me qytetet e tjera evropiane”.
“Tel Avivi ishte i vetmi kryeqytet i Lindjes së Mesme midis 10 vendeve të para. Kostot e transportit janë 79 për qind më shumë se çmimet në New York”, thotë raporti, përcjell Telegrafi.
Pronësia e makinave ishte një faktor e renditjes së lartë të Singaporit. Megjithatë, raporti vë në dukje se ky qytet-shtet mbetet shumë më i lirë se ‘kolegët e tij’ në aspektin e mallrave shtëpiakë dhe punësimin për ndihmë shtëpiake.
“Lëvizjet e valutës vazhdojnë të jenë një arsye e madhe për ndryshimet në renditje”, tha The Economist Intelligence Unit.
Dobësimi i dollarit bëri që asnjë qytet amerikan të bëhej pjesë e dhjete vendeve më të shtrenjta, pavarësisht rritjes së kostos relative të jetesës në SHBA gjatë viteve të fundit. Raporti cilësoi New York dhe Los Angeles si qytetet më të shtrenjtat në vendin e 13 dhe 14, nga pozicioni i nëntë dhe i 11-të vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës