LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë nënshkrimet më të mira dhe dhjetë më të këqijat në gjithë epokën e Roman Abramovichit si pronar i Chelseat

Dhjetë nënshkrimet më të mira dhe dhjetë më të këqijat në gjithë epokën e Roman Abramovichit si pronar i Chelseat

Periudhës 19-vjeçare të Roman Abramovich si pronar i Chelseat po i vjen fundi, ndërsa ai kërkon të shesë sa më shpejt klubin londinez, pasi shihet si person i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Britania e Madhe i ka vendosur sanksione pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar përmes faqes zyrtare të klubit të mërkurën, miliarderi rus tha se kishte qenë “një vendim tepër i vështirë për t’u marrë”.

“Më dhemb të ndahem me klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit. Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht”.


“Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë Abramovich.

Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin
Lexo po ashtu Roman Abramovich me deklaratë zyrtare: Po e shes Chelsean, kjo është më e mira për klubin

Nën pronësinë e Abramovich, Chelsea ka shijuar periudhën më të suksesshme në të gjithë historinë e tyre, duke fituar 21 trofe në total. Klubi ka shpenzuar mbi 2 miliardë funte për lojtarët, gjatë kësaj kohe.

Por, cilët ishin 10 blerjet më të mira dhe 10 më të këqijat të Chelseat pas ardhjes së Abramovich në Stamford Bridge në vitin 2003?

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka publikuar të gjitha këto në një lajm, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.

Abramovich me dy ikonat e Chelseat, Lampard dhe Terry

10 nënshkrimet më të mira të Chelseat nën drejtimin e Roman Abramovich

10.John Obi Mikel – 18 milionë funte nga FK Lyn

Jo futbollisti më spektakolar, por megjithatë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës. Mikel bëri 372 paraqitje për Chelsean midis 2006-2017, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dy FA Cup, një Carabao Cup, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve gjatë asaj kohe.

9.Claude Makelele – 18 milionë funte nga Real Madrid

Zinedine Zidane e dinte se shitja e Claude Makelele te Chelsea ishte një gabim i madh i Real Madridit.  Në të vërtetë, Makelele bëri menjëherë një ndikim të madh në Stamford Bridge, duke ndihmuar Blutë të fitojnë titullin e Ligës Premier në sezonet 2004/05 dhe 2005/06.

8.Ricardo Carvalho – 27 milionë funte nga Porto

Carvalho krijoi një partneritet të fortë në qendër të mbrojtjes me John Terry pasi iu bashkua skuadrës londineze më 2004. Portugez fitoi tre tituj të Ligës Premier dhe dy Carabao Cup gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare me Blutë përpara se të ribashkohej me Jose Mourinhon te Real Madridi.

7.Michael Essien – 34.2 milionë funte nga Lyon

Në mesin e viteve 2000, kishte pak mesfushorë më të mirë se Michael Essien kudo në Evropë. 34.2 milionë funte që Chelsea i pagoi Lyonit për reprezentuesin ganez, i cili fitoi nëntë trofe në Stamford Bridge, duken një ujdi e mirë në retrospektivë.

6.Cesar Azpilicueta – 7.92 milionë funte nga Marseille

Është e drejtë të thuhet se Cesar Azpilicueta i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë që nga transferimi i tij nga Marseille në vitin 2012. Mbrojtësi i krahut ka luajtur një rol kyç në suksesin e Chelseat gjatë nëntë viteve të fundit dhe ka qenë kapiten i klubit që nga viti 2019.

5.Petr Cech – 11.7 milionë funte nga Rennes

Ndoshta portieri më i madh i epokës së Ligës Premier, Petr Cech dukej pothuajse i pamposhtur kur Chelsea e nënshkroi për herë të parë nga Rennes. Ai luajti 494 ndeshje konkurruese për Blutë, duke fituar katër tituj të Ligës Premier, katër FA Cup, tre Carabao Cup, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

4.N’Golo Kante – 33.22 milionë funte nga Leicester City

Një lojtar që asnjë tifoz futbolli nuk mund ta urrejë, N’Golo Kante ia ka vlejtur për çdo cent të shpenzuar nga Chelsea për ardhjen e tij nga Leicester në vitin 2016. Mesfushori i palodhur francez ka qenë ‘lojtari i ndeshjes’ në disa nga ndeshjet vendimtare të Chelseat në vitet e fundit, duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve 2021, dhe përfundimisht do të largohet nga Stamford Bridge si një legjendë e klubit.

3.Eden Hazard – 31.5 milionë funte nga Lille

Ndoshta lojtari më i talentuar në historinë e Chelseat së bashku me Gianfranco Zola, Eden Hazard ishte një magjistar që kishte fituar zemrat e çdo tifozi midis viteve 2012-2019. Belgu u largua nga klubi londinez për në Real Madrid me urimet më të mira të tifozëve të Chelseat pas shtatë vitesh shërbimi të jashtëzakonshëm.

2.Ashley Cole – 6.66 milionë funte (plus William Gallas) nga Arsenali

Një nga transferimet më të mira të epokës së Ligës Premier, Ashley Cole konsiderohet gjerësisht si mbrojtësi më i madh i krahut në historinë e futbollit anglez.

Pas lëvizjes së tij të diskutueshme të vitit 2006 nga Arsenali, Cole ndihmoi Chelsean të fitonte një mori trofesh të mëdha, duke përfshirë Ligën Premier, katër FA Cup, plus Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

1.Didier Drogba – 34.65 milionë funte nga Marseille

Në vendin e parë, me një diferencë të vogël me Cole, është sulmuesi Didier Drogba.

Pa sulmuesin e Bregut të Fildishtë, është e sigurt të supozohet se Chelsea nuk do të kishte fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2011/12. Ishte goli i tij i famshëm me kokë që çdo në kohën shtesë ndeshjen kundër Bayern Munich në Allianz Arena. Më pas ai u ngrit për të shënuar penalltinë vendimtare.

Drogba shijoi dy periudha të suksesshme me Chelsean dhe shënoi gjithsej 164 gola për klubin.

10 nënshkrimet më të këqija të Chelsea nën drejtimin e Roman Abramovich

Në këtë listë ka edhe shumë lojtarë tjerë që janë paguar shifra të majme për blerjet e tyre, por nuk kanë zënë vend në ‘top 10’.

Megjithatë, Transfermarkt ka zgjedhur disa nga më të ‘dështuarit’, përcjell Telegrafi.

10.Franco Di Santo – 4.05 milionë funte nga Audax Italiano

9.Andriy Shevchenko – 39.49 milionë funte nga AC Milan

8.Juan Cuadrado – 27.9 milionë funte nga Fiorentina

7.Danny Drinkwater – 34.11 milionë funte nga Leicester City

6.Fernando Torres – 52.65 milionë funte nga Liverpooli

5.Tiemoue Bakayoko – 36 milionë funte nga AS Monaco

4.Alvaro Morata – 59.4 milionë funte nga Real Madrid

3.Baba Rahman – 23.4 milionë funte nga Augsburgu

2.Papy Djilobodji – 3.15 milionë funte nga Nantes

1.Kepa Arrizabalaga – 72 milionë funte nga Athletic Bilbao

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori