Futbolli shpesh quhet “loja e bukur”, për emocionin dhe argëtimin që i dhuron tifozëve në mbarë botën.

Megjithatë, jo gjithmonë fushat e gjelbra kanë qenë skena e fair-play. Përveç artistëve të topit, historia e futbollit njeh edhe “djem të këqij”, lojtarë me temperament të zjarrtë që shpesh e kanë humbur kontrollin, duke përfunduar me kartonë të kuq.


Më poshtë janë 10 futbollistët që mbajnë rekorde për përjashtime, disa prej të cilëve janë legjenda të mëdha, por gjithashtu edhe protagonistë të momenteve të shënuara nga dhuna në fushë.

10. Ricardo Quaresma (14 kartonë të kuq)

Anësori portugez, i njohur për “trivela”-t dhe elegancën e tij, e mbylli karrierën me 14 përjashtime. Shumica e tyre erdhën gjatë periudhës te Besiktas, ku shpesh nuk kontrollonte temperamentin.

9. Zlatan Ibrahimović (16 kartonë të kuq)

Një nga sulmuesit më të mëdhenj të gjeneratës së tij, por gjithmonë me karakter të fortë e polemik. Zlatan u përjashtua 16 herë, mes tyre edhe për goditje të dhunshme ndaj kundërshtarëve në Serie A dhe MLS.

8. Francesco Totti (15 kartonë të kuq)

“Mbreti i Romës”, ikona e AS Romës, nuk i shpëtoi dot kartonëve të kuq. Pasioni i madh dhe humbja e toruas i sollën 15 përjashtime gjatë karrierës, përfshirë një në Kupën e Botës 2002 ndaj Koresë së Jugut.

7. Cyril Rool (22 kartonë të kuq)

Mbrojtësi francez krijoi reputacion si një prej lojtarëve më të ashpër të Ligue 1. Shumë prej kartonëve të tij erdhën nga ndërhyrje brutale dhe sherre me kundërshtarët.

6. Rafael Márquez (23 kartonë të kuq)

Legjenda meksikane e Barcelonës ishte elegant dhe inteligjent në lojë, por agresiviteti shpesh e çonte në telashe. Ai u përjashtua 23 herë, mes tyre edhe në ndeshje vendimtare për Meksikën.

5. Paolo Montero (24 kartonë të kuq)

Mbrojtësi uruguaian i Juventusit është lojtari me më shumë kartonë të kuq në historinë e Serie A. Në total gjatë karrierës së tij mori 24 përjashtime.

4. Edgar Davids (25 kartonë të kuq)

Mesfushori holandez i njohur për syzet ikonike, përveç energjisë dhe teknikës, njihej edhe për ndërhyrjet e forta. E mbylli karrierën me plot 25 përjashtime.

3. Felipe Melo (28 kartonë të kuq)

Mesfushori brazilian, i njohur për stilin agresiv, u përjashtua 28 herë në klub dhe kombëtare. Përjashtimi më i famshëm i tij erdhi në Kupën e Botës 2010, pas një faulli të rëndë ndaj Arjen Robben.

2. Sergio Ramos (30 kartonë të kuq)

Kapiteni legjendar i Real Madridit dhe i Spanjës është sinonim i kartonëve të kuq. Ai ka marrë 30 përjashtime deri më sot, duke mbetur ndër futbollistët më të penalizuar të historisë moderne.

1. Gerardo Bedoya (58 kartonë të kuq)

Rekordi absolut mbahet nga kolumbiani Gerardo Bedoya, i njohur si “Bisha”. Ai grumbulloi plot 58 kartonë të kuq në karrierë, një rekord i frikshëm që vështirë se do të thyhet ndonjëherë.

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app