LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.

Disa madje thonë se ato janë edhe më të ndotura me bakteret edhe sesa kapaku i WC-ve, ndërkohë që atë e prekim mesatarisht 150 herë në ditë.

Telegrafi më poshtë iu sjell se cilët janë 10 bakteret më të rrezikshme që ndodhen në telefonat tonë.

1. Pseudomonas aeruginosa. Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat mobil që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.

2. Clostridium difficile. Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë një mbrojtje të dobësuar imunitare.

3. Staphylococcus aureus. Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.

4. Staffilococchi coagulasi negativi. Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.

5. Streptocoku. Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.

6. Escherichia coli. Ky në fakt është një bakter që ndodhet normalisht në aparatin tonë tretës, por fakti që ai eliminohet përmes fekaleve, ndërkohë që gjendet edhe në ekranet e telefonave, është një tregues domethënës për kontaminim e tyre.

7. Coliformi. Edhe për këtë bakter mund të thuhet e njëjta gjë sikurse edhe për Escherichia coli.

8. Corynebacterium. Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.

9. Candida albicans. Bakteri i mësipërm ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.

10. Myqet. Këto ndodhen kryesisht nëpër frutat që janë harruar me kohë nëpër frigoriferë, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar. Këto shkaktojnë fenomene të tilla që lidhen me vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare. /Telegrafi/
 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori