LAJMI I FUNDIT:

DFC pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Kosovë: Angazhim për të rritur investimet e sektorit privat

DFC pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Kosovë: Angazhim për të rritur investimet e sektorit privat

Korporata Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Kosovë, ka njoftuar se do të punohet për të rritur investimet në sektorin privat.

Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar pas përmbylljes së vizitës së kryeshefit ekzekutiv Adam Boehlet në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok.

Boehlet ishte shoqëruar edhe nga i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.


“Delegacioni vizitoi Kosovën dhe Serbinë për të mbështetur marrëveshjet e Uashingtonit të 4 shtatorit që vendosën normalizimin ekonomik midis dy vendeve, një moment i rëndësishëm historik që do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Duke u ndalur te vizita në Kosovë, DFC thotë se në Prishtinë është nënshkruar një deklarate ku theksohet se do të punohet për të forcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore.

“Në Kosovë, DFC nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe do të punojë për të rritur investimet e sektorit privat në Kosovë për të forcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; si dhe industritë e tjera si energjia, teknologjia dhe turizmi”, vijon njoftimi.

Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera
Lexo po ashtu Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera

Në Serbi, DFC thotë se nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe njoftoi se do të hapë një zyrë rajonale në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike.

DFC gjithashtu emëroi John Jovanoviq, i cili ka një përvojë të gjerë në Ballkan, do të jetë drejtori i ri menaxhues i DFC për Ballkanin Perëndimor dhe Egje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elkos Center hapet edhe në Suharekë

Elkos Center hapet edhe në Suharekë

Ekonomi
Kalo në kategori