LAJMI I FUNDIT:

Devijimi i trasesë së autostradës, domosdoshmëri

Me 19 janar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi i komitetit ndërministror për të shpallur fituesin për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, ku nga 7 komapanit parakualifikuese ishin seleksionuar dy kompani me renome ndërkombëtare konzorciumin Bechtel & Enka dhe Strabag. Këto kompani kishin bërë edhe ofertat e tyre, që ndryshonin nga njëra tjetra jo vetëm nga traseja, por edhe nga kostoja.

Strabag kishte bërë ofertën për ndërtimin e autostradës sipas projektit cili ekzistonte shumë kohë me parë dhe i cili kalonte nga Merdarja, Prishtina, Lipjani, Suhareka, Prizreni, Vërmica dhe kostoja e tërë kësaj, sipas kësaj kompanie me tunele do të kushtonte 1 miliard e 300 milion euro.


Oferta e konzorciumit Bechtel & Enka ishte projekt sipas të cilit eliminoheshin tunelet dhe traseja kalonte nga Merdarja, Prishtina, Sllatina që lidhte aeroportin dhe kalonte nga rruga ekzistuese në Komoran, Arllat, ku me pastaj vazhdonte drejtë Malishevës, Suharekës dhe Prizrenit, gjë që buxhetit të Kosovës kjo ofertë ia kursente 500 milion euro.

Meqenëse oferta e kompanisë Bechtel & Enka ishte me e favorshme dhe në dobi të vendit tonë, vendimi i komitetit ndërministror që të filloj bisedimet me ketë kompani për ndërtimin e autostradës së kombit ishte shume i drejtë.

Ky vendim ishte mirëpritur nga qytetarët e Kosovës sepse me në fund ëndrra e jetësimit të rrugës së kombit, po behët realitet dhe jo vetëm kaq, por një projekt i tillë madhor do të ketë ndikime shumë të leverdishme në fushën ekonomike, kulturore, komunikuese dhe politike.

Mirëpo akoma pa përfunduar bisedimet me kompaninë Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës, filloj edhe tentimi për politizimin e këtij projekti nga ana e disa partive politike, duke shikuar vetëm eksperiencat e disa shteteve të rajonit gjatë shekullit të kaluar dhe devijimin e trasesë së rrugës si jo të arsyeshme.

Një gjë duhet ta kemi të qarte së duhet mënjanuar interesat e grupeve të caktuara në projekte madhështore dhe duhet të shikojmë së pari interesin kombëtar, së dyti interesin ekonomik dhe së treti interesin integrues në Bashkimin Evropian.

Në njërën anë rrethanat në vendin tonë ndryshojnë dukshum në krahasim me disa vende të rajonit dhe atë në dobin tonë, ndërsa në anën tjetër devijimi i trasës së rrugës është ofertë e kompanisë e jo e Ministrisë, si dhe nuk është hera e parë që shikohet si alternative devijimi, sepse dihet botërisht që shumë vite me parë nga drejtoria e rrugëve të Kosovës ka pasur alternativa të tilla në menyrë që t’i iket terrenit të vështire dhe kostos sa me të lartë.

Megjithatë të mendojmë për një moment nëse do të fitonte kompania Strabag, projekti i së cilës ka qen ai me tunele. Në pjesën e terrenit të vështirë prej 25 kilometra oferta e kompanisë ishte, se 1 kilometër tunel do të kushtonte 20 milion euro, ndërsa 25 kilometra gjithsej 500 milion euro.

Pastaj terë kësaj ku të ia shtosh punët shtesë (nëse do të dilte ndonjë e papritur) dhe mirëmbajtja e tuneleve, pjese e së cilës do të ishin kamerat e sigurisë, personeli 24 orë, energjia elektrike non stop etj etj, të gjitha këto sipas eksperteve të komunikacionit, do t’i kushtonte Kosovës 30 milion euro në vit.

Kur dihet se financimi i autostradës e cila do të ja mundësoj Kosovës daljen në detin Adriatik do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat, përkatësisht një pjesë do të financoj shteti dhe pjesa tjetër përmes kredive, atëherë kostoja e rrugës me tunele për vendin tonë do ishte e papërballueshme dhe do t’i futeshim në borxhe të mëdha edhe gjeneratat e ardhshme.

Pra duke marrë parasysh se tunelet ndërtohen vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër, gjegjësisht kur nuk mund tu shmangesh dhe kostoja e tyre shumë e lartë për buxhetin tonë, atëherë mund të konkludojmë se devijimi i trasesë së autostradës është i domosdoshëm për dy arsye, së pari, ky devijim, Kosovës ja kursen rreth 500 milion euro dhe së dyti, Kosova nuk do të mund të përballon një kosto aq të lartë, gjë qe do të pamundësohej ndërtimi i autostradës së kombit e cila edhe për një kohë do të mbetej vetëm një ëndërr e bukur.

Nëse duam që rruga e bashkimit të jetësohet, atëherë të shpallet fitues konzorciumi Bechtel & Enka, e cila njihet për projektet e saja në Lindjen e Mesme, Kanada, Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të fillojnë punimet në Marsin e lavdishëm.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike – Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike pranë UP-së)

Në trend

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori