LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank ul parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë

Deutsche Bank ul parashikimin e rritjes ekonomike në Eurozonë

Deutsche Bank ka ulur parashikimet për rritjen e ekonomike të Eurozonës gjatë këtij viti me 1 pikë përqindjeje, duke përmendur përhapjen e vazhdueshme të kufizimeve në aktivitetet e lidhura me pandeminë COVID-19, por nga ana tjetër ka rritur parashikimet për Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të publikuar, banka më e madhe gjermane e investimeve uli parashikimet e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për Eurozonën në 4.6 për qind nga 5.6 për qind e parashikuar në nëntor. Nga ana tjetër ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të zgjerohet më 5.7 për qind nga 4.6 për qind që ishte parashikuar më parë.

“Programi i shkëlqyeshëm i vaksinimit në Britaninë e Madhe do të bëjë që kufizimet të hiqen gradualisht gjatë gjysmës së parë të vitit, duke sjellë si rezultat një tremujor të dytë shumë të fortë dhe një tremujor të fuqishme”, tha banka, duke shtuar që kjo do ta çonte ekonominë në rreth 98 për qind të nivelit të saj të PBB-së para pandemisë.

Për Shtetet e Bashkuara, Deutsche ngriti parashikimin e saj në 6.6 për qind, një rritje e shpejtë nga 4 për qind që parashikojë në muajin nëntor.

Sa i përket ekonomisë botërore, sipas Deutsche Bank, pritet të rritet me 6.8 për qind gjatë këtij viti. /Telegrafi/