LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank rrit fitimet me 67%

Deutsche Bank rrit fitimet me 67%

Deutche Bank njoftoi ditën e sotme se do të shtojë një fitim më të lartë se sa kishte parashikuar gjatë tremujorit të parë, më pak se 24 orë pas braktisjes se bisedimeve të shkrirjes me Commerzbank. Huadhënësja kryesore e Gjermanisë shtoi rreth 201 milionë euro ose (223 milionë dollarë) në të ardhurat neto për tre muajt e parë të vitit.

Kjo ishte një rritje prej 67% nga e njëjta periudhë e një viti më parë dhe u konsideruar si shifra më e lartë prej 29 milionë euro, sipas një sondazhi të kryer nga Reuters. Për tremujorin, të ardhurat patën një rënie prej 9%, por ky rezultat ishte në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj të kostos prej 21.8 miliardë eurosh.


“Rezultatet tona të tremujorit të parë tregojnë forcën e ekskluzivitetit tonë dhe progresin tonë të vazhdueshëm në zbatimin e planeve tona në një mjedis shumë të vështirë tregu”, tha themeluesi Christian Sewing në deklaratë.

“Ne kemi bërë mjaft përparim në drejtuesit kryesorë të biznesit: rritja e kredive dhe depozitave, një rikuperim i aseteve nën menaxhim dhe përmirësime të pjesës së tregut në financimin e korporatave”.

Shifrat vijnë menjëherë pasi Deutsche Bank dhe Commerzbank zyrtarisht përfunduan bisedimet e shkrirjes, duke thënë se marrëveshja do të ishte shumë e rrezikshme. Raporti i tij i kapitalit të zakonshëm, i cili tregon një forcë të bankës, qëndroi në 13.7% në fund të tremujorit të parë. /Telegrafi/