LAJMI I FUNDIT:

Detyrohen “ta shesin” foshnjën e tyre të porsalindur, çifti indian nuk kishin para për të paguar faturën e shpenzimeve në spital

Detyrohen “ta shesin” foshnjën e tyre të porsalindur, çifti indian nuk kishin para për të paguar faturën e shpenzimeve në spital

Një çift bashkëshortor nga India ishin detyruar “ta shesin” foshnjën e tyre të porsalindur në spital, pasi që nuk kishin mundësi financiare t’i përballojnë shpenzimet e spitalit.

Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita kishin mbetur të habitur se duhet të paguajnë faturën prej 35 mijë ruppes (300 euro), pasi djali i tyre erdhi në jetë me prerje cezariane në spitalin e Agras, transmeton Telegrafi.


Charan që me profesion është shofer dhe gruaja e tij nuk i kishin ato para, kështu që spitali “ua bleu” foshnjën për 100 mijë ruppes (900 euro) në këmbim të shlyerjes së borxhit.

Në anën tjetër menaxheri i spitalit Seema Gupta tha se foshnja është dhënë për adoptim, duke mbrojtur kështu vendimin e tyre me arsyetimin se prindërit kishin nënshkruar një dokument ku pajtoheshin për një “vendim” të tillë.

Dyshja tashmë kanë pesë fëmijë, kurse Charan thotë se nuk i fiton më shumë se 100 rupees në ditë si shofer.

E kur spitali kërkoi paratë e shpenzimeve që janë bërë gjatë qëndrimit në spital, kjo familje tregoi haptazi se nuk i kanë kështu ua morën foshnjën, por Babita, 36-vjeçe, dëshiron që t’ia kthejnë të birin.

Pavarësisht se menaxhmenti i spitalit pretendon se gjithçka është bërë përmes dokumenteve zyrtare, Charan thotë se ai dhe gruaja e tij nuk dinë shkrim-lexim dhe se kanë dhënë gisht në vend të nënshkrimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori