Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj pesë të akuzuarve.
Të akuzuarit në rastin e njohur në rastin e njohur si “Badovci”, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi janë gjetur fajtor se në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroristë me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.
Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet, Enis Latifi me 8 vjet burgim dhe Fehmi Musa me 4 vjet.
B.L i akuzuar për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7. të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374par.1 të KPRK-së.
Për të akuzuarin F.M për veprën penale, “Ndihma në kryerjen e veprës penale të terrorizmit” nga neni 137 par.2 lidhur me nenin 388 par.1 të KPRK-së.
Për të akuzuarin M.H për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7. të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Për të akuzuarin E.L Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7. të KPRK-së.
Për të akuzuarin G.H, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7. të KPRK-së.
Andaj Gjykata në bazë të nenit 80 par.1 dhe 2 nën par. 2.2 të KPRK-së të akuzuarve ju shqipton dënim me burgim.
“Të akuzuarit B.L i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet. Të akuzuarit G.H, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vjet. Të akuzuarit M.H i shqipton dënim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) viteve e tre (3) muaj. Të akuzuarit E.L i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet. Të akuzuarit F.M i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Të akuzuarit janë fajtorë sepse në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin B.I i cili gjendet në arrati, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, destabilizimit dhe shkatërrimit të strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes paraprake, kanë përgatitur veprën penale terroriste, ashtu që më datën 10.07.2015, rreth orës 23:30 në afërsi të liqenit të Badovcit, që me ikonografinë e terrorit të organizatës terroriste ISIS, ta incizojnë një video propaganduese, me të cilën kanë pasur për qëllim që ta lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste ISIS dhe ta publikojnë këtë video në internet, për ta dëshmuar para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS) në Republikën e Kosovës dhe për këtë qëllim paraprakisht janë pajisur me pushkë automatike AK 47 me bajonetë, me pesë karikatorë dhe tridhjetë e dy fishekë si dhe me uniforma ushtarake, maska për fytyrë, dorëza dhe me flamurin e organizatës terroriste me mbishkrimin ISIS, e të cilët posa janë afruar te diga e liqenit të Badovcit, janë vërejtur nga roja e sigurimit të liqenit të cilët e kanë njoftuar Policinë e Kosovës e cila në vendin e ngjarjes i ka ndaluar dhe arrestuar të akuzuarit B.L, E.L dhe M.H, ndërsa të akuzuarit G.H dhe B.I janë arratisur nga vendi i ngjarjes – me këtë në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin B.I i cili gjendet në arrati kanë kryer veprën, Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7. të KPRK-së”, thuhet më tej në njoftimin e GJTH-së.
Koha e kaluar në paraburgim për të gjithë të akuzuarit nga data 11.07.2015 e tutje do t’iu llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
“Vazhdohet masa e paraburgimit ndaj të akuzuarve deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e gjykatës themelore”, përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë