Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë më bashkë dhe tani dihen detajet e ndarjes së tyre.

Gjegjësisht, ajo e la atë pasi zbuloi se ai kishte qenë duke shkruar me femra të tjera.


“Kur ata po festonin Ditën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte telefonin e tij”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se i gjeti mesazhet.

Screenshot 11 10 Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Aktorja kishte një mungesë besimi tek ai për një kohë të gjatë. Burimi tha gjithashtu se ata kishin uljet dhe ngritjet e tyre gjatë viteve të fundit, por se ajo ishte e gatshme të punonte për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

Ylli amerikan ishte e emocionuar për të ndërtuar një familje së bashku, por gjithçka ndryshoi pas kësaj ngjarje.

Screenshot 12 10 Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

“Megan është një grua e fortë, e pavarur që nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj”, tha ai.

Të njëjtit rreth dy javë më parë kanë bërë të ditur se janë në pritje të një fëmije.

Aktorja ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green - Noah, Bodhi dhe Journey.

Screenshot 13 12 Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Machine Gun Kelly ka një vajzë, Cassie, me ish të dashurën Emma Cannon. /Telegrafi/