LAJMI I FUNDIT:

Detaje zyrtare për vdekjen e pesë vjeçares në Dobrosht të Tetovës

Detaje zyrtare për vdekjen e pesë vjeçares në Dobrosht të Tetovës

Policia e Tearcës në Tetovë ka publikuar detaje zyrtare për vdekjen e vajzës së mitur pesë vjeçare e cila ka qenë në shoqëri të prindit i cili më vonë e ka paraqitur rastin në polici.

Personi 46 vjeçar B.B nga fshati Dorbosht ka paraqitur rastin rreth orës 23:00 në stacionin policor në Tearcë se si ka ndodhur ngjarja ku ka mbetur e vdekur vajza e tij pesë vjeçare.


”Rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme në vendin e tij në malin mbi fshatin Dobrosht me veturë ”Mahindra” personi në fjalë ka shkuar që të mbledh drunj. Në një moment, kur vajza e tij ka qenë në veturë ndërsa babai duke mbledhur drunj, nga shkaqe deri tani të panjohura, vetura ka lëvizur nga vendi në teposhtëzën. Kur vetura ka filluar të lëvizë, vajza ka kërcyer nga vetura dhe është dëmtuar në një shkëmb në afërsi. Babai e ka marrë në krah vajzën dhe në këmbë ka filluar që t’a nis për në spitalin më të afërt. Rrugës e ka takuar personin A.A me veturë ”Jeep” dhe e kanë çuar brenda në fshat. Atje kanë konstatuar vdekjen nga lëndimet e marra. Dukshëm i shqetësuar prindi, rastin ka harruar që ta paraqes në polici. Kufomën e vajzës e ka çuar në shtëpi. Më vonë, me asistencë të policisë, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në departamentin për mjekësi ligjore që t’i bëhet autopsia” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Autopsia do të vërtetojë shkaqet e vdekjes dhe pastaj do të merren masat e mëtutjeshme, thuhet gjithashtu në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori