Detaje tronditëse kanë dalë sa i përket vrasjes së 52-vjeçares Drita Saliaj. Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, të rinjtë e kishin përdhunuar.
Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 26 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç. Ka qenë vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 janarit.
Ka shkuar në polici bashkë me nënën e tij, Mimoza Saliajn dhe ka folur. Në datën 4 janar, ai, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj shkuan të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt.
Kanë hyrë brenda, kanë pirë kafe dhe i kanë kërkuar që një pako hashash ta blinin me 50 Euro, ndërsa Drita u ka thënë ta marrin me 200 euro. Dy të miturit dhe Zotaj nuk kanë qenë dakord. 26-vjeçari Zotaj e ka dhunuar gruan dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, shkruajnë mediat shqiptare.
Me një shall në gojë dhe me duart e lidhura pas me litar, e kanë çuar në makinë për ta hedhur në rezervuar. Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të datës 5 janar kur e kanë hedhur të gjallë në ujë.
Polumbarët e gjetën trupin e pajetë më 7 janar. 26-vjeçari i mohoi akuzat në gjykatë, ndërsa dy të miturit dhanë versione të ngjashme. Gjykata vendosi që të tre të qëndrojnë në burg për vrasje me paramendim.
Më poshtë dosja dhe çfarë ka deklaruar 16 vjeçari Sindi Shehaj:
Sipas dosjes, “nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, është banor i fshatit Çërrilë, Mallakastër. Sqaron se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë”.
“Në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.
Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.
Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.
Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.
Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.
Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.
Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e pare të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim te rezervuarit.
Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.
Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dale nga shtëpia.
Në datën 06.01.2020, ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12:30. Në date 07.01.2020, rreth orës 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqëruar për në Komisariat”, thuhet në dëshmi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para