LAJMI I FUNDIT:

Detaje tjera nga Mercedes-Benz A-Class (Foto)

Detaje tjera nga Mercedes-Benz A-Class (Foto)

Një prototip i Mercedes-Benz A-Class i ri është fotografuar gjatë testimeve në shtegun e njohur të Nurburgringut.

Falë kamuflazhit minimal të veshur, fotografitë tregojnë më së miri dizajnin e modelit të ri të kompanisë gjermane.


Mercedes-Benz A-Class do të ketë pjesën e përparme të rifreskuar ku përfshihen edhe dritat e reja. Anësoret e përparme dhe ndryshimet e tjera e bëjnë edhe më të bukur modelin e ri, transmeton koha.net.

Përpos ndryshimeve në pjesën e jashtme, Mercedes Benz A-Class i ri do të ketë modifikime edhe në interier dhe në sistemin e veturës COMAND.

Ky model pritet të shpaloset zyrtarisht në muajin shtator gjatë panairit të Frankfurtit.

m2 m3