Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë lidhur me rastin e gjetjes së një trupi të pajetë në parkun “Karagaçi” në Pejë, sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 75-vjeçare.


'Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore", tha Gashi për Telegrafin.

Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes” dhe për momentin nuk ka të dhëna të tjera rreth shkaqeve apo rrethanave të vdekjes./Telegrafi/