“e.GO Mobile”, në pronësi të familjes së Lazim Destanit është kompani gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani. Kjo kompani këtë të shtunë, më 13 gusht, hedh gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë.
Pronar i “e.GO Mobile” është djali i Lazim Destanit, Nazif Destani, që është edhe themelues dhe pronar i Ecolog International.
Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap investim mbi 150 milion euro si dhe do të ketë mbi dy mijë të punësuar. Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile dhe Qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit. Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike. Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore. Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talent dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.
Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do të zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysmë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik
Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251