Renault udhëhiqet nga politika që blerësit e modeleve të veturave retro të joshen më shumë nga ato me dizajn modern, kështu që u paralajmëruar vetura elektrike e një prej modeleve më të pritur - Renault 4.

Renault 4 EV i ri u pa gjatë testimit dimrin e kaluar dhe së shpejti duhet të shkëlqejë në Motor Show në Paris, transmeton Telegrafi.


1 66

Sipas fotove të para të modelit koncept, ai do të ketë dritat karakteristike të rrumbullakët dhe dritat e pasme vertikale.

3 8

Francezët planifikojnë të hedhin në treg "katërshen" në formën e një hatchback dhe një SUV me gjatësi 4.15 metra.

4 7

Mesa duket nuk do të ketë version bazë prej 95 kuaj-fuqi, por vetëm modele më të fuqishme me 120 dhe 150 kuaj fuqi, të lidhura me bateri 40 kWh që do të ofrojnë pak më shumë se 400 kilometra rreze veprimi.

5 4

Gjithashtu janë planifikuar rritje shtesë në 42 dhe 52 kWH. Lëshimi zyrtar i modelit pritet diku vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë i lirë.

6 3

Renault nuk e përjashton lëshimin e një varianti me tërheqje me të katër rrotat dhe, interesant është se performanca nuk do të jetë nëpërmjet dy motorëve elektrikë, por një sistemi elektronik.

8 2

Mediat franceze lënë të kuptohet se do të jetë më i shtrenjtë se Renault 4 E-Tech i ri edhe pse Renault 4 është ende në fazën e studimit.

Pritet një çmim rreth 30 mijë euro në opsionin më ekonomik, pa stimuj shtetërorë. /Telegrafi/