LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë – shoferja nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë – shoferja nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident trafiku që ndodhi në Suharkeë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë aksident tragjik.

Sipas raportit thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.


Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferja e veturës
Lexo po ashtu Aksidenti me dy viktima në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferja e veturës

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktimat e këtij aksidenti sipas policisë janë P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori