LAJMI I FUNDIT:

Destinacionet e preferuara turistike të gjermanëve

Destinacionet e preferuara turistike të gjermanëve

Një anketim i ri nga kompania e hulumtimeve të tregut “GFK”, tregon se shumica e gjermanëve mendojnë se pjesët e botës ku njerëzit nuk të përshëndesin me “Guten Tag” janë vende të frikshme dhe të pasigurta.

Thuajse të gjithë gjermanët pajtohen për një gjë: vizitoni vende ku flitet gjermanishtja (si Gjermania, Austria, Zvicra) dhe mundësitë janë të mëdha se do të riktheheni gjallë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, edhe një pjesë e madhe e gjermanëve e lejojnë në këtë listë të ngushtë edhe Italinë dhe Skandinavinë. Anketimi i GfK-së tregon se 53 për qind e gjermanëve e konsiderojnë Skandinavinë si të sigurt për ta vizituar, ndërsa 52 për qind e mendojnë të njëjtën gjë për Italinë.

Pavarësisht se Spanja është një nga destinacionet më të njohura për gjermanët, shumica prej tyre mendojnë se jeni duke e rrezikuar veten kur shkoni në Mallorca për vikend – vetëm 49 për qind e gjermanëve e konsiderojnë regjionin e Kastijës si vend të sigurt.

Ekipi prapa këtij anketimi thotë se diskutimet për rritjen e taksave të turistëve u ka japë ndjenjën gjermanëve se nuk janë më të mirëseardhur në Spanjë.

E dyshimet e gjermanëve për ta vizituar Spanjën i kanë përforcuar edhe sulmet e fundit terroriste në Barcelonë, dhe dhuna në Kataloni.

Vlen të ceket se vetëm 5 për qind e të anketuarve i kanë konsideruar Turqinë, Egjiptin dhe Tunizinë si të sigurta për ta vizituar. /Telegrafi/