LAJMI I FUNDIT:

Deskoska pret që Hungaria t’i respektojë konventat evropiane për ekstradimin e Gruevskit

Deskoska pret që Hungaria t’i respektojë konventat evropiane për ekstradimin e Gruevskit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që Hungaria si vend anëtare e Bashkimit Evropian gjatë sjelljes së vendimit për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të udhëhiqet sipas standardeve evropiane dhe konventave evropiane.

“E drejta jonë është të kërkojmë ekstradimin dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare të vlefshme kemi të drejtë edhe të marrim ekstradimin. E drejta e autoriteteve hungareze është që të vendosin se në cilën mënyrë se duhet të vendoset”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se pret nga Qeveria e Hungarisë, që është edhe vend anëtar i BE-së, që gjatë sjelljes së vendimit të udhëhiqet sipas standardeve dhe konventave evropiane, posaçërisht sipas Konventës evropiane për ekstradim që është nënshkruar dhe Maqedonia edhe Hungaria.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua për rastin ‘Tanku’ të PSP-së me dy vite burgim për blerjen e “mercedesit” luksoz. Ai i arratis dhe fitoi azilin politik në Hungari./Telegrafi/