LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Mickoski ka paraqitur propozim jokushtetues

Deskoska: Mickoski ka paraqitur propozim jokushtetues

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj propozimit të OBRM-PDUKM-së që Dragan Kovaçki të jetë ministër i Brendshëm në qeverinë teknike.

Sipas saj, një propozim i tillë është antikushtetues sepse personi i propozuar nuk ka qenë civil për të paktën tre vjet siç thuhet në nenin e Kushtetutës.


“Prej aq shumë këshilltarëve juridikë, të paraqesësh propozim jokushtetues”, ka shkruar ajo në Facebook, duke postuar një fotografi me tekstin e nenit 97.

Në të shkruhet se “Me autoritetet e Sigurimit të Shtetit në fushën e mbrojtjes dhe policisë udhëheqin persona civilë të cilët kanë qenë civilë për të paktën tre vjet para zgjedhjes së tyre”.