LAJMI I FUNDIT:

Deskoska është propozuar që ta zëvendësojë Karakamishevën në Komisionin e Venecias

Deskoska është propozuar që ta zëvendësojë Karakamishevën në Komisionin e Venecias

Qeveria propozon që Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska të jetë një përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në Komisionin e Venecias në vend të Tanja Karakamishevës, mandati i të cilit skadon së shpejti.

Sipas Deskoskës nuk ka asgjë kundërthënëse për propozimin që ajo të përfaqësojë vendin në Komisionin e Venecia sepse shumë vende në Venecia kanë dërguar funksionarët e saj si përfaqësues.


“Shpresoj që nga janari, pas skadimit të mandatit të anëtarit ekzistues të Komisionit të Venecias, do të mund të kontribuoj në harmonizimin e plotë të legjislacionit tonë me atë evropian. Vendet që shpesh dërgojnë ligje të mendimit në Komisionin e Venecias, zgjedhin të propozojnë përfaqësuesit e tyre si ministra, zëvendësministra ose sekretarë të shtetit, nëse plotësojnë kriteret, për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me komisionin dhe shkëmbim të plotë dhe të ndershëm të pikëpamjeve. I tillë është rasti me Malin e Zi, i cili ka ministrat e tij të drejtësisë dhe të punëve të jashtme, Serbia përfaqësues i së cilës është zv. ministri i drejtësisë, Rumania, Hungaria … Sigurisht që për momentin vendimi i qeverisë është vetëm një propozim”, shkruan Deskoska në rrjetin social Facebook.