LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Ende po bëhen përpjekje që të arrihet konsensus për ligjin e prokurorisë

Deskoska: Ende po bëhen përpjekje që të arrihet konsensus për ligjin e prokurorisë

Ende nuk është caktuar takim i ri i grupeve punuese për Ligjin e Prokurorisë Publike. Grupet kanë kontakte të vazhdueshme jo formale, informoi sot Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja tha se edhe më tej po bëjnë përpjekje që të arrijnë konsensus me OBRM-PDUKM-në për ligjin e Prokurorisë dhe procesi të rrumbullaksohet në Kuvend.


“Ende nuk kemi planifikuar një takim. Ka kontakte joformale të cilat vazhdojnë vazhdimisht. Pra, ato nuk janë takime të të gjitha grupeve të punës, por të individëve nga ekipet negociuese. Ne ende po mundohemi të arrijmë një konsensus brenda Kuvendit edhe me grupin e deputetëve OBRM-PDUKM-së dhe ende nuk po shkojmë në një mundësi tjetër, sepse besojmë se duhet të arrihet një konsensus i përbashkët për ndërtimin e reformave në fushën në gjyqësorit, në segmentin e Prokurorisë Publike”, tha Deskoska.

Takimi i fundit i grupeve punuese u mbajt ditën e hënë. Ajo zgjati pak kohë dhe nuk u arrit marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori