Në mungesë të dëshmitarëve, ish-deputetëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Slobodan Petroviq, ka dështuar të mbahet të mërkurën gjykimi ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.
Ndaj, Grabovcit dhe Beqirit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.
Lidhur me mungesën e dëshmitarëve, gjykatësja Edita Çanta konstatoi se Grabovci kishte qenë i ftuar sipas procesverbalit të seancës së kaluar, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar. Ndërkaq, për Beqirin tha se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, gjykatësja Çanta konstatoi se për dëshmitarin Petroviq, nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, pasi që nuk është kthyer fletë-kthesa.
Ajo tha se ndaj Grabovcit dhe Beqirit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, ndërkaq ndaj Petroviq tha se gjykata do të pret fletëkthesën dhe më pas do të veprojë sipas dispozitave ligjore.
Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyrë ndërsa e radhës u caktua të mbahet më 13 prill 2022.
Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.
Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.
Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.
Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi/
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit