LAJMI I FUNDIT:

Dështon edhe raundi i tretë, asnjë emër nga opozita për presidentin e ri të Shqipërisë

Dështon edhe raundi i tretë, asnjë emër nga opozita për presidentin e ri të Shqipërisë

Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë ka dështuar. Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit që opozita të jepte propozimin/propozimet e saj, ndërkohë që mazhoranca nuk propozoi asnjë të tillë në raundin e dytë dhe të tretë.

Mazhoranca ia ka lënë të drejtën opozitës të paraqesë emra edhe për këtë raund ku kërkohet një shumicë votash për votimin e presidentit të ri.


Por, grupi demokrat i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj ka refuzuar që ta bëjë një gjë të tillë pasi kërkoi nga mazhoranca të pranojë paraprakisht që e drejta e propozimit të emrit të presidentit të ri i takon opozitës.

Pavarësisht mungesës së kandidatëve, Kuvendi ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mbajë seancën e posaçme.

Tashmë për t’u zgjedhur presidenti duhen 71 vota dhe jo 84 si në dyja raundet e para, që do të thotë se mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori