LAJMI I FUNDIT:

“Dëshmitari X” kërkon azil në Kosovë. Autoritetet nisin procedurat

“Dëshmitari X” kërkon azil në Kosovë. Autoritetet nisin procedurat

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun të njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, njeriu qe deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të siguruar prej tij kalimin e një sasie marijuane në Itali.

Veliu së bashku me të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë, nën dyshimet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj.


Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i thanë Zërit të Amerikës se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Të njëjtat burime shpjeguan se “do të konsultohen edhe me autoritetet e Shqipërisë” para çdo vendimi, ndërsa theksuan se “do të respektohen të gjitha procedurat për azil”.

Veliu, një ish-i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradiktore. Ai mohoi të kishte patur dijeni se biseda po përgjohej, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut.

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisede me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori