Dëshmitari Shaban Neziri tha se kur polici e ka kapur nga krahu për ta dërguar te ashensori, në korridor të ish-Sekretariatit të Punëve të Brendshme ka dëgjuar britmat e mjekut, Hafir Shalës.
“Ka ora 3 i kam marrë dokumentet dhe më tha me ec prej shpie. Më ka kap për krahu me më dergu te lifiti. Kur kam dal në korridor, e kam dëgju britmën e doktorit”, tha dëshmitari Neziri.
Në këtë rast, Slavisha Filiq, i cili ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjeku Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.
Në dëshminë e tij, dëshmitari Neziri tha se në ditën kritike ai ishte nisur me mjekun, Hafir Shalën dhe Hetem Sinanin për në Prishtinë për të marrë barna, pasi që ai ishte veprimtar në Këshillin për të Drejtat dhe Lirive të Njeriut.
Tutje, ai tha se në hyrje të Sllatinës, është ndalur nga policë të uniformuar dhe se në anën e djathë të rrugës ishte një xhip me civil, të cilët e morën mjekun Hafir Shalën (10.04.1998).
“Një civil ka ardh, e ka kap doktorin për krahu, neve na qitën prej kerrit… doktorin e kanë hyp në xhip, me mua një civil hypi në kerr dhe na urdhëruan me vozitë kerrin për Prishtinë”, shtoi tutje dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, ai tha se kur e liruan atë dhe u interesua për mjekun Shala, të njëjtit i kishin thënë që të largohen.
Në pyetjen e prokurorit, Atdhe Dema, se a e ka njohur ndonjërin prej civilëve që i ka ndaluar, dëshmitari tha se më vonë e ka kuptuar se kush ka qenë. Ai shtoi, se të njëjtin person e kishte parë edhe dy herë të tjera.
Dëshmitari Neziri tha se identitetin e civilit që e kishte ndalur, e i cili kishte qenë me automatik, e kishte zbuluar nga ish-polici Fadil Syleviqi i cili sipas tij, ishte marr me hulumtimin e këtij rasti.
Ai shtoi se Syleviqi i kishte thënë se nuk mundemi ndërhy aty, pasi që i njëjti punon në sigurimin shtetërorë.
“Ata janë të sigurimit shtetërorë dhe na nuk kemi të drejtë me i shti hunt aty. Më nuk kanë dhënë asnjë informatë… E kam dhënë dekoratën teme dhe ishte, ai Sllavisha Filiq i Gjilanit”, i kishte thënë Syleviqi dëshmitarit.
Pas kësaj, ai tha se ishte kontaktuar edhe nga Zyra Amerikane që kishte funksionuar në Prishtinë gjatë viteve 1998-99, për të dhënë deklaratë për të parë nëse ata munden që të marrin informacione lidhur me mjekun Shala.
Sipas dëshmisë së tij, Neziri ishte kontaktuar nga avokati Destan Rukiqi, i cili kishte qenë avokati i familjes së Hafizit, duke thënë se dy inspektor duan që të kontaktojnë me të lidhur me rastin e mjekut Shala.
Ndryshe, më 15 shtator 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sllavisha Filiq, i cili ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë të paidentifikuar deri më tani nga organet tona, më 10 prill 1998 kishin ndaluar një veturë në Drenas, ku gjendeshin Hetem Sinani, Shaban Haziraj dhe Hafir Shala, ku të njëjtin sipas aktakuzës nga këta pjesëtarë ishin legjitimuar.
Aktakuza thotë se i akuzuari Filiq me dy zyrtarë tjerë (të tre të veshur me rroba civile) kishin marrë doktorin Shala dhe e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku mjeku Shala iu kishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.
Andaj, për këto veprime Filiq po ngarkohet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia e Maqedonisë ka shqiptuar mbi 2500 gjoba për shkeljet në trafik brenda katër ditëve

Shpërthim në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Shkaktuan aksident me gjashtë të plagosur në autostradën Fier-Vlorë, arrestohet 54-vjeçari dhe procedohet penalisht një 20-vjeçar

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani