LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari Kabashi: Kam urdhër arrest nga INTERPOL-i, arrestohem po të vij në Evropë

Dëshmitari Kabashi: Kam urdhër arrest nga INTERPOL-i, arrestohem po të vij në Evropë

Pyetjet për dëshmitarin Shefqet Kabashi në Gjykatën Speciale ka filluar t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Kabashi tha se nëse kthehet në Evropë ai do të arrestohet për shkak se ka urdhër-arrest nga Interpol-i për një armë.


“Unë kam një urdhër arresti nga INTERPOL-i për një armë dhe do arrestohem po të vijë në Evropë e që nuk ka ndodhur në Kosovë që të nxjerrësh një urdhër arresti për një armë”, tha dëshmitari Kabashi.

Kabashi tha se ai është personi që ka përjetuar masakrën e Dubravës.

Ndryshe, avokati Gregory Keohe e ktheu fokusin tek urdhrat për vrasjen e Fadil Gashit, Rrok Berishës dhe Din Berishës.

“Lidhur me dy vetat e përfshirë ju nuk shkuat për t’i thënë Fadil Gashit për këtë gjë ndryshe nga rasti i Rrok Berishës”, tha Keohe.

Dëshmitari tha se nuk e ka njoftuar Fadil Gashin se kishte urdhër për vrasjen e tij. Ndërsa, për Din Berishën, Kabashi tha se e kanë njoftuar përmes një kushëriri të tij.

“I tham Din Berishës nëpërmjet njërit prej kusherive të mijë”, tha Kabashi.

Ndërsa, avokati Keohe tha se Kabashi ka thënë se Din Berishës e kanë paralajmëruar dhe nuk i kishin thënë se kishte urdhër për vrasje.

“E njëjta gjë është po ta shikosh si duhet”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Keohe.

Tutje, Keohe tha se dëshmitari në dy deklaratat e dhënë para TPNJ-së, njëra në vitin 2004 dhe tjetra me 2007-tën në çështjen ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt nuk e kishe përmendur se kishte marrë urdhër nga Alush Agushi për ta vrarë Fadil Gashin.

“Në 2007 u largova nga gjykata në 2004 nuk e di që me kanë pyetur për këtë mirëpo në deklaratën time përpara kësaj e thash të vërtetën”, tha dëshmitari si përgjigje për pyetjen e avokatit Keohe.

Për Fadil Gashin, dëshmitari tha se është akoma gjallë ndërsa, për rastin e Rrok Berishës, ai tha se është ndryshe puna.

“Kur vjen puna tek rrok Berisha është paksa ndryshe puna. Unë doja të ndaloja vrasjen, problemin që kishim ta ndaloja brenda nesh. Nuk mund ta vrisja një njeri me gjakftohtësi aty. Rrok Berisha në atë kohë ishte deputet i LDK-së… Kur mora urdhrin për Rrok Berishën tentova të gjejë mënyrën që të informohna se pse po ndodheshin këto”, tha Kabashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kabashi tha se kishte urdhër edhe për vrasjen e një personi Zekerije Cena, por që ky urdhër nuk kishte ardhur nga Alush Agushi.

Sipas ZPS-së, Kabashi kishte deklaruar se kishte parë persona të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës në ’98-ën

(Përditësuar, ora 18:10)-Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka prezantuar një përmbledhje të deklaratës së dëshmitarit Shefqet Kabashi të dhënë më 11 dhe 14 mars 2005, në çështjen gjyqësore ndaj Fatmir Limajt.

Sipas prokurorit, dëshmitari kishte deklaruar se nga prilli deri në korrik të vitit 1998 kishte parë dhe mësuar për persona të cilët kanë qenë të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës duke përfshirë Jah Bushatin, Idriz Balajn e Pal Krasniqin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kur Jabllanica u sulmua, dëshmitari dhe bashkëluftëtaret e tij u tërhoqën. Në periudhën nga prilli deri në korrik 1998, dëshmitari pa dhe mësoi për person të cilët që përfshinin edhe spiun të pretenduar dhe bashkëpunëtor të pretenduar, të ndaluar në kompleksin e Jabllanicës. Në Jabllanicë, të ndaluar kishte ndër të tjera edhe Jah Bushati, Pal Krasniqi të cilët ishin keqtrajtuar, përfshirë gjithashtu edhe Idriz Balajn dhe të tjerët”, tha prokurori duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të dëshmitarit.

Sipas kësaj përmbledhje të lexuar nga prokurori, dëshmitari kishte shkuar që të kyçej në UÇK në fillim të prillit 1998, por që nuk u lejua.

“Deklarata sipas rregullës 154 përbehet nga dëshmia e tij në çështjen Limaj dhe të tjerët me datë 11 dhe 14 mars 2005. Rreth 9 prillit 1998 dëshmitari shkoi në Jabllanicë për tu kyçur me UÇK-në sepse dëshironte të luftonte për popullin e vetë. Ai nuk u lejua që të kyçej menjëherë. Dëshmitari beson se UÇK-ja së pari kontrolloi historikun e tij për tu siguruar që nuk kishte bashkëpunuar me armikun. Pasi shkoi në Shqipëri për të mbledhur armë dhe pasi mori pjesë në luftimin në Sermjan, dëshmitari kërkoi serish që të kyçet në UÇK-në në Jabllanicë. Lah Ibrahimaj ra dakord dhe i dha një armë dëshmitarit dhe e dërgoi atë në kazermë e cila gjendej në fund të fshatit në një kompleks. Lah Ibrahimaj i cili ndryshe njihej si ‘magjupi’ ishte komandanti më i lartë i UÇK-së në Jabllanicë. Dëshmitari së pari ka qenë pjesë e një njësiti që ka qenë pjesë e kompleksit të kazermës së Jabllanicës”, tha prokurori.

Dëshmitari Shefqet Kabashi, Speciales: Nuk mund të bashkëpunoj me ju, dëmtoni shumë njerëz
Lexo po ashtu Dëshmitari Shefqet Kabashi, Speciales: Nuk mund të bashkëpunoj me ju, dëmtoni shumë njerëz

Prokurori theksoi që sipas kësaj përmbledhje, dëshmitari ishte kyçur në njësitin e Alush Agushit në korrik të 1998-tës.

“Në korrik të ’98-tës ai u kyç në njësitin 192 ose njësit të Malës i cili drejtohej nga Alush Agushi që njihej ndryshme me nofkën “Mala” në njësitin 192, dëshmitari u zhvendos dhe shkoi në vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe malet e Berishës në fund të korriku 98-tës. Detyra e tyre ishte që të ndihmonin forcat e Fatmir Limajt që njihet ndryshe si “Çeliku”, tha prokurori.

Tutje, prokurori shpjegoi se si Kabashi kishte deklaruar për urdhrin e marrë nga Alush Gashi për vrasjen e Rrok Berishës.

“Në tetor të 98-tës Alush Agushi i dha dëshmitarit urdhër që të vriste Rrok Berishën që ishte aktivist i LDK-së, kur u pyet, Agushi i shpjegoi dëshmitarit që Rrok Berisha ishte përgjegjës për ofensivën në Lugën e Baranit. Dëshmitari nuk e zbatoi urdhrin, e informoi Rrok Berishën për urdhrin dhe u kthye në shtëpi”, tha prokurori.

Duke lexuar përmbledhjen prokurori tha se dëshmitari ishte arrestuar nga autoritetet serbe dhe ishte mbajtur në burg me shumë se 3 vite e që ishte keqtrajtuar.

“Në dhjetor të 1998-tës, Policia arrestoi dëshmitarin. Ai u ndalua nga autoritetet serbe për më tepër se 3 vjet në burgun e Pejës, Dubraves, Lipjanit dhe në fund në Nish. Ndërkohë që ishte ndaluar në burg, dëshmitari ishte keqtrajtuar dhe ishte rrahur në mënyrë të vazhdueshme. Në dëshminë e tij në çështjen Limaj në 2005, dëshmitari shpjegoi se kërkoi masa mbrojtëse se është quajtur tradhtar dhe anëtarët e familjes së tij janë kërcënuar”, tha prokurori.

Veç tjerash, prokurori pyeti dëshmitarin se pse Alush Agushi e kishte zgjedhur atë për të ekzekutuar urdhrat e tij, ndërsa dëshmitari tha se ai besonte që do i zbatonte urdhrat e tij pa problem.

Kabashi tha se nuk besonte kurrë që Alush Agushi do të jepte ndonjë urdhër të tillë.

“Ndonjëherë duhej që të shkoje dhe të merreshin armë dhe atyre iu duhen njerëz që kishin më shumë kurajo. Nuk do them që isha më i miri por unë kam shkuar të marrë armë dhe njëherë Alush Agushi me tha që ka ca armë nga Drenica që janë rreth e çark shpisë time, por që nuk mund t’i sjell askush dhe me kërkoi se a është e mundur që t’i marrësh ato armë dhe t’i sjellësh, por të sigurohesh që nuk të kapte askush. Ajo që bëra unë është që i mora ca anëtarë të familjes dhe disa shok të mi në Drenicë i morëm armët dhe ia quam UÇK-së. Nga përvoja që kisha në luftë dhe gjithashtu në supën e Senjanit që kemi pasur një luftim me serbet, kisha eksperienca aty dhe isha i afërt me atë. Kur nuk ishte ai aty, ai ma linte përgjegjësinë e njësitit dhe besonte që do t’i zbatoja urdhrat e tij pa problem. Megjithatë nuk besoja kurrë që do të me jepte një urdhër të tillë”, tha Kabashi.

Dëshmitari Shefqet Kabashi thotë se nuk e zbatoi urdhrin për ta vrarë Fadil Gashin dhe Din Berishën

Dëshmitari Shefqet Kabashi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) tha edhe pse u urdhërua që të vriste Fadil Gashin dhe Din Berishën, nuk e beri një gjë të tillë.

“Siç e thash edhe më parë, për mua jam rritur si shqiptar dhe ne nuk e bëjmë këtë gjë, ne nuk e vrasim njëri-tjetrin… jo thjeshtë të vrasës tjetrin sepse mendon ndryshe”, tha Kabashi duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit Quick se a e ka ekzekutuar urdhrin për të vrarë Fadil Gashin.

Kabashi tha se e njëjta arsyeje si për Gashin ka qenë edhe për moszbatim të urdhrit për Din Berishën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa herën e parë që kanë shkuar në Jabllanicë tek baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas urdhrit për vrasje nga Alush Gashi, dëshmitari Kabashi tha se ka parë atje disa persona duke përfshirë edhe Rexhep Selimin.

Kabashi tha se Rexhep Selimin e kanë njohur me nofkën “Dhjetëshi”.

“Ne e njihemi ne si ‘dhjetëshin’, por edhe njëherë tjetër ka qenë më përpara këtë herë që po flasim. Na kishin marrin në makinë dhe po shkonim në Drenicë me atë”, tha Kabashi.

Kabashi thotë se ka marrë urdhra nga Alush Agushi i njohur me nofkën “Pipi” për të vrarë Rrok Berishën dhe dy persona të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori