Ilija Nikollov, është dëshmitar i ngjarjes tragjike në autostradën “Struma” dhe ndër të partë që është paraqitur në numrin 112 dhe e ka denoncuar aksidentin me autobus. Ai këto informacione i dha për “BTV”.
Nikollov punon 50 metra nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Bashkë me kolegët kanë punuar në rrëshqitjen e dheut në afërsi të rrugës dhe ai është ndër të parët që ka dëshmuar për fatkeqësinë.
Siç tregon, ai ka fjetur në rimorkio në afërsi të vendit. Kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme sikur të shpërthejë gumë, kurse më pas kanë parë zjarr.
“Dëgjova një zhurmë, por nuk munda të kuptoj se çfarë është. Me kolegun u lëshuam dhe aty pamë se diçka po digjet”, tha Nikollov, përcjell TV21.
Sipas tij, tashmë kishte njerëz që kishin dalë nga autobusi dhe ishin në pjesën e majtë të rrugës. Ai thotë se ata kishin dalë jashtë në sekondat e para të zjarrit.
Sapo kanë kuptuar se ka aksident autobusi, kolegu i tij është paraqitur në 112. Ka marrë reflektor dhe ka filluar t’i sinjalizojë dhe t’i rikahëzojë automjetet që kanë lëvizur.
“Folën një gjuhë të panjohur, nuk kuptova nga janë. Shumë shoferë ndaluan dhe vrapuan që t’i ndihmojnë të mbijetuarit. Pas 17-18 minutash erdhi policia, pas çfarë ne u zhvendosëm. Derisa vinin këndej, shikonim se si po digjen pjesë të gomave”, tha punëtori.
Ai tha se kundërmonte në të djegur, por nuk ka ndjerë erë të lëndëve djegëse.
Për atë se nëse nëse gardhi mbrojtës pengoi të hapet dera e pasme, punëtori nuk mund të kujtohet, pasi siç thotë gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe ishte shumë errët.
Dëshmitari tjetër që e ka parë ngjarjen, nuk ka pranuar të flasë para kamerës, pasi ishte i tronditur nga gjithçka çfarë kishte parë.
Në këtë aksident tragjik, që u shkaktua nga zjarri që përfshiu autobusin “Besa trans” Shkup humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën