LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi se i madhi gjithmonë e ha të voglin (Foto/Video)

Dëshmi se i madhi gjithmonë e ha të voglin (Foto/Video)

Një video e pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku një grup peshkatarësh shihen duke u munduar t’i nxjerrin nga goja një peshku një peshk tjetër.

Një burrë nga Nova Scotia në Kanada, shihet duke përdorur dara në tentim që t’ia nxjerrë peshkut të kapur në grep, peshkun që kishte ngecur në gojën e tij por që ishte më i vogël, transmeton Telegrafi.


Në sfond të videos së postuar më poshtë dëgjohet një burrë duke thënë: “Vetëm në Kanada ndodh një gjë e tillë. Peshku i madh gjithmonë e ha peshkun e vogël, kjo është dëshmia më e mirë për këtë”.

Por pas 30 sekondave tentim që t’i nxjerrin peshkun nga goja, ata më në fund ia arrijnë qëllimit. /Telegrafi/