LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta largojë elefantin që ishte futur në arë dhe po ia shkatërronte të mbjellat, e godet me shkop – për pak se nuk e pëson burri nga India  

Deshi ta largojë elefantin që ishte futur në arë dhe po ia shkatërronte të mbjellat, e godet me shkop – për pak se nuk e pëson burri nga India  

Në internet është duke qarkulluar një video e filmuar në Indi ku një fshatar e godet elefantin me shkop, por duke menduar se do ta largoj ndodhi e kundërta – kjo kafshë gjigante filloi ta ndjekë pas.

Në fakt fshatarët kishin hasur në tufën e elefantëve nëpër arat e tyre, duke ua shkatërruar të ngrënë të mbjellat dhe kështu vendosën t’i largojnë, transmeton Telegrafi.

Njëri prej tyre mori një shkop dhe filloi ta godasë një elefant. Por, duke menduar se me këtë veprim do të largojë elefanti, ndodhi e kundërta – ai iu vërsul duke e detyruar burrin të ikë me shpejtësi nga ai.

Megjithatë vrapimi i tij duket se ishte i ngadalshëm, pasi elefanti për pak sa nuk e mbërriti, dhe kështu fshatarët filluan t’i bërtasin që t’i jep më shumë këmbëve.

Dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur se bashkëfshatari i tyre kishte arritur t’i shpëtojë më të keqes, vetëm kur arriti të futet në një gropë. /Telegrafi/

 

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori