LAJMI I FUNDIT:

Deschamps e vlerëson Euro 2024 si një nivel të lartë, ka disa fjalë për sulmuesit e tij

Deschamps e vlerëson Euro 2024 si një nivel të lartë, ka disa fjalë për sulmuesit e tij

Franca ka vuajtur shumë, por megjithatë ka fituar ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 për të kaluar në çerekfinale të Euro 2024.

‘Gjelat’ kanë shënuar vetëm tre gola deri më tani, ku dy nga ta autogola dhe një tjetër nga penalltia për të shkuar në çerekfinale.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për ecurinë e skuadrës së tij, duke thënë se niveli i këtij Evropiani është shumë i lartë.


Pse Franca po vuan në Euro 2024? Pesë problemet që duhet të zgjidhen përpara përballjes me Belgjikën
Lexo po ashtu Pse Franca po vuan në Euro 2024? Pesë problemet që duhet të zgjidhen përpara përballjes me Belgjikën

“Zhvilluam një ndeshje të nivelit të lartë, në 90-minuta ne krijuam më shumë se Belgjika. Pengu i vetëm është që nuk po konkretizojmë në gol rastet e krijuara, shumë topa përfunduan në tribunë”.

“Por, kualifikimi në çerekfinale është i rëndësishëm për ne, edhe pse tashmë jemi mësuar me të tilla arritje. Mbi Francën ka gjithmonë shumë pritshmëri, por niveli në këtë Europian është shumë i lartë”, tha Deschamps.

Tutje trajneri francez foli edhe për repartin ofensivë, ku Franca po çalon në këtë Evropian.

Deschamps dhe Camavinga, mbajtën takim urgjent për të sqaruar pakënaqësitë
Lexo po ashtu Deschamps dhe Camavinga, mbajtën takim urgjent për të sqaruar pakënaqësitë

“Kolo Muani edhe në të kaluarën ka bërë gjëra të rëndësishme dhe unë e vlerësoj shumë. Ka shumë kualitet. Thuram mund të bëjë më mirë, te Inter është rritur shumë, por vazhdon të jetë pak i ndrojtur”.

“Është një pikë referimi për ne në majën e sulmit, kuptohet mirë me Mbappe, por sigurisht që mund të përmirësohet edhe më shumë në këtë aspekt”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori