LAJMI I FUNDIT:

DeSantis do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për president nesër në një bisedë me Musk

DeSantis do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për president nesër në një bisedë me Musk

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, do të konfirmojë zyrtarisht nesër në një bisedë me pronarin e Twitter, Elon Musk se planifikon të kandidojë për president të SHBA-së, konfirmoi për CNN një zëdhënës i ekipit politik të DeSantis.

Musk konfirmoi më parë për Wall Street Journal se do të flasë me DeSantis, transmeton Telegrafi.


“Do të intervistoj Ron DeSantis, dhe ai ka shumë për të treguar. Do të jetë hera e parë që diçka e tillë ndodh në rrjetet sociale dhe me pyetje dhe përgjigje në kohë reale, pa skenar”, tha Musk.

Ai shtoi se nuk planifikon të mbështesë asnjë kandidat “për momentin”.

NBC raportoi se sipërmarrësi i teknologjisë David Sacks, një donator dhe mbështetës i madh i DeSantis, do të moderojë ngjarjen.

CNN raportoi më parë se ekipi i DeSantis po planifikon një orar ‘agresiv’ dhe një qasje jokonvencionale ndaj fushatës presidenciale.

Me sa duket, qëllimi i një fushate të tillë është të pozicionohet si një kandidat krejtësisht i ndryshëm nga rivalët e tij, ish-presidenti Donald Trump dhe aktuali Joe Biden.

Një burim i Partisë Republikane i tha CNN se DeSantis pritet të paraqesë dokumente që shpallin kandidaturën e tij në Komisionin Federal të Zgjedhjeve këtë javë.

Ai shtoi se një njoftim zyrtar është planifikuar për javën e ardhshme në qytetin e tij të lindjes, Dunedin, Florida. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori