Ylli i UFC-së, Derrick Lewis, është emër i njohur në Teksas, duke qenë se ka marrë pjesë në shumë aktivitete bamirësie dhe çështje të rëndësishme në vendin e tij.

Për këtë arsye, atij i është bërë një mural në qytetin e Houstonit, mirëpo duket se artisti ka gabuar gjithçka.


Në fakt, kundërshtari i radhës i Lewis në ‘UFC 247’ është Ilir Latifi dhe portreti që ndodhet në mur ngjan pikërisht me yllin shqiptar të arteve të përziera marciale.

Ndryshe, Latifi do të debutojë në divizionin e peshave të rënda në UFC përballë amerikanit Derrick Lewis.

Ai synon të lë gjurmë në meçin e parë në këtë kategori duke bërë një performancë të mirë përballë kundërshtarit të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app