LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Zgjedhjet nuk janë vatër e përhapjes së coronavirusit

Derkoski: Zgjedhjet nuk janë vatër e përhapjes së coronavirusit

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, thotë se zgjedhjet nuk janë vatër e coronavirusit.

Sipas tij, edhe pse gjendja me pandeminë gjatë zgjedhjeve është serioze, duke pasur përvojën e zgjedhjeve kuvendare, ato lokale në Shtip dhe Pllasnicë do të jenë më të lehta.


“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2020 përfunduan në një mënyrë të mirë dhe përkundër të gjitha sfidave që kishim të gjithë në organizatë, këtë e tregon edhe raporti përfundimtar i OSBE-së, të cilin e morëm disa ditë më parë. Organizimi u bë mirë nga institucionet, shkoi shumë mirë dhe normal me vërejtjen për publikimin e rezultateve, përkatësisht hakimin e faqes së internetit të KSHZ. Përkundër sfidave nga pandemia, ne i organizuam ato zgjedhje në një mënyrë të mirë”, tha Derkoski në panelin e diskutimit “Reformat Zgjedhore: Dëshirat kundër realitetit” në kuadër të Festivalit të Lirisë.

Derskoski theksoi se zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë, me përvojën e mëparshme nga vera e kaluar, tani do të jenë më të lehta për t’u organizuar dhe se ata kanë mbështetjen e komisioneve lokale të zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori