LAJMI I FUNDIT:

Derisa vendi i tij akuzohet për krime lufte, Putini “përzihet” për operacionin tokësor që pritet të nisë në Gaza

Derisa vendi i tij akuzohet për krime lufte, Putini “përzihet” për operacionin tokësor që pritet të nisë në Gaza

Presidenti rus Vladimir Putin tha se një “operacion tokësor” i Izraelit në Gaza do të ishte problematik për për shkak të rreziqeve të përdorimit të pajisjeve të rënda ushtarake në zonat civile.

“Ne e kuptojmë se çfarë është, për ta thënë gjysmë-profesionale, përdorimi i pajisjeve të rënda në zonat e banuara është një detyrë e vështirë. Është e mbushur me pasoja të rënda për të gjitha palët”, tha ai të premten, transmeton Telegrafi.

“Hezbollahu plotësisht i përgatitur për t’iu bashkuar Hamasit në luftën kundër Izraelit”
Lexo po ashtu “Hezbollahu plotësisht i përgatitur për t’iu bashkuar Hamasit në luftën kundër Izraelit”

“Dhe kryerja e këtyre operacioneve pa pajisje është edhe më e vështirë”.


“Gjëja më e rëndësishme është se humbjet mes civilëve do të jenë krejtësisht të papranueshme, rreth 2 milionë njerëz jetojnë atje”, shtoi ai.

Deklaratat e Putinit janë në kontrast me veprimet e vetë Rusisë, derisa po vazhdon pushtimin e Ukrainës. Moska është akuzuar për shkelje të shumta të ligjit ndërkombëtar dhe për kryerjen e krimeve të luftës, përkatësisht shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, derisa vazhdon luftimet në Ukrainë. /Telegrafi/