LAJMI I FUNDIT:

Derisa po tentonte të kalonte binarët ngec me veturë mes dy rampave, qytetari nga Luksemburgu shpëton për një “fije floku” – por jo edhe mjeti

Derisa po tentonte të kalonte binarët ngec me veturë mes dy rampave, qytetari nga Luksemburgu shpëton për një “fije floku” – por jo edhe mjeti

Shumë shoferë kalimin e hekurudhës e konsiderojnë si moment tejet streues, e disa assesi të mësojnë që treni ka përparësi.

Në fakt një rast të tillë e ka përjetuar shoferi i një Volkswageni në Luksemburg, transmeton Telegrafi.


Në momentet e fundit kishte vendosur të kalojë hekurudhën dhe kishte ngecur me dy rampave.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shoferi del nga vetura, dhe niset drejt hapësirës së sigurt për këmbësorë.

E disa sekonda më vonë, kalon treni me shpejtësi të madhe, i cili godet dhe merr me veti Volkswagenin.

Nga përplasja e fuqishme shumë pak hekur ka mbetur nga vetura, dhe kjo dëshmoi se pse shoferi doli jashtë dhe vendosi ta lë mjetin e tij motorik.

E mediat e atjeshme raportojnë se shoferi i trenit ka pësuar lëndime, kurse 34 pasagjerë që kishin qenë brenda kishin shpëtuar pas edhe një gërvishtje. /Telegrafi/