LAJMI I FUNDIT:

Deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore pritet të shtrihen në të gjithë vendin

Deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore pritet të shtrihen në të gjithë vendin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun, ndërsa tha se deri në mesin e vitit të ardhshëm terminalet doganore shtetërore shtrihen në të gjithë vendin.

Në njoftim thuhet se drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.


Më tej thuhet se u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore. /Telegrafi/