LAJMI I FUNDIT:

Deri në lansimin e Mini Cooper SE, janë edhe shtatë makina elektrike me çmime të lira

Deri në lansimin e Mini Cooper SE, janë edhe shtatë makina elektrike me çmime të lira

Me modelet që janë aktualisht në treg, pritja e lansimit të Mini edhe mund të mos ia vlejë

Janë bërë dy vjet, që kur Mini e ka shfaqur versionin elektrik të kësaj makine, të quajtur Cooper SE, si një model me dukje shumë të mirë dhe motor nga BMW me 181 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.


Me autonomi deri në 270 kilometra dhe çmim prej 26,500 eurove, ky Mini duket mjaft i pëlqyeshëm në treg, pasi ofron mjaft, për një pagesë jo aq të lartë. Mirëpo, në treg janë edhe shtatë makina elektrike me çmim të lirë, deri në lansimin e Mini Cooper SE, që do të fillojë vitin që vjen

Nissan Leaf

Si një ndër veturat elektrike më të shitura, versioni i vjetër i Leaf, i lansuar para dy vitesh, ka rreth 130 kilometra autonomi, derisa mund të blihet për rreth pesë mijë euro. Të interesuarit për Leaf të ri, që ka autonomi deri në 250 kilometra, duhet të paguajnë duke filluar nga 17 mijë euro.

Fiat e500

Makinat e para elektrike, janë kritikuar për dukje jo të mirë, andaj Mini ka punuar n këtë drejtim, derisa njëjtë ka vepruar edhe Fiat, duke bërë që e500 të ketë pamje me stil. Makina ka autonomi deri në 135 kilometrash, ndërsa mund të blihet e përdorur për mbi pesë mijë euro.

Chevy Bolt

Për 17 mijë euro, mund të blihet një Bolt elektrik, që ka autonomi deri në 380 kilometra, ndërsa për shtatë sekonda mund të kalojë nga zero deri në 100 kilometra në orë.

BMW i3

Me autonomi deri në 240 kilometra, modeli i3 që është shumë praktik, nuk kushton më shtrenjtë se 11,500 euro.

Mercedes-Benz B-Class

Ky model nga Mercedes, nuk do të zë kurrë ndonjë konkurs bukurie, por është i gjerë dhe praktik. Për të duhet paguar duke filluar nga 11 mijë euro, deri ka autonomi deri në 140 kilometra.

Volkswagen e-Golf

Autonomi e e-Golf nuk është më e lartë se 130 kilometra, por për një makinë të tillë të përdorur, mjafton të paguhet rreth tëtëmijë euro.

Mitsubishi i-MiEV

Ka vetëm 100 kilometra autonomi dhe prodhon 66 kuaj fuqi, mirëpo mund të blihet për rreth katër mijë euro, e përdorur për një kohë shumë të shkurtër. /Telegrafi/