LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të vitit, Ferrari planifikon t’i lansojë pesë modele të reja (Foto)

Deri në fund të vitit, Ferrari planifikon t’i lansojë pesë modele të reja (Foto)

I pari nga pesë modelet e planifikuara për vitin 2019, do të jetë F8 Tributo

Ferrari sapo e ka prezantuar F8 Tributo të ri, që do të jetë zëvendësi i 488 GTB, transmeton Telegrafi. Zyrtari i lartë në këtë kompani italiane, Enrico Galliera ka bërë të ditur se ky është vetëm modeli i parë i ri, që prezantohet këtë vit.


“Do të mundohemi shumë, që në këtë vit t’i sjellim pesë modele të reja. Do të jetë një gjeneratë e re e produkteve” ka thënë Galliera.

Sipas tij, e para veturë do të prezantohet në Geneva Motor Show, që besohet se do të jetë F8 Tributo, që tashmë e kemi parë se si duket. Kjo supermakinë, do ta ketë motorin e 488 GTB, që do të prodhojë 720 kuaj fuqi.

“Disa janë vetura të reja, të tjera do të zëvendësohen. Kemi vetura ekzistuese, si dhe të tjera që nuk janë. Të reja vijnë në të gjitha llojet e veturave” ka thënë Galliera në përgjithësi.

Bazuar në komentet e tij, nuk mund të nxjerrët ndonjë përfundim, se cilat vetura do të prezantohem, por pritet që të ketë lajme gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/