LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të muajit bujqit në Maqedoni do të mund të blejnë “naftë të gjelbër”

Deri në fund të muajit bujqit në Maqedoni do të mund të blejnë “naftë të gjelbër”
Foto: Ilustrim

Deri në fund të muajit bujqit do të mund të shfrytëzojnë naftë të subvencionuar. Marrëveshjen për “naftë të gjelbër” sot e nënshkruan drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski dhe drejtori i SHA “Makpetrol” – shitje me pakicë Zoran Donevski.

Për maksimum dy muaj “Makpetrol”, i cili e fitoi tenderin, duhet t’i porositë të gjitha kartelat e personalizuara për “naftë të gjelbër”, ndërsa shpërndarja do të shkojë në faza, sipas njësive rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Është paraparë që 55.000 bujq të marrin kartela të personalizuara dhe me to, në pompat e benzinës të “Makpetrolit”, 125 përgjatë vendit, të blenë vetëm “EURODIZEL” për mekanizëm bujqësor. Kartelat do të jenë me vlerë të ndryshme, prej 500 deri në 100.000 denarë, varësisht nga sasia e hapësirës së paraqitur dhe llojit të kulturës.

“Se kush sa para do të ketë në kartelë do të varet nga madhësia e hapësirave dhe lloji i kulturave bujqësore, dhe ato me parcela më të vogla nga 0,2 hektarë. Qëllimi i kësaj mase e cila ka të bëjë me vreshtarinë, pemëtarinë, agrokulturën dhe kopshtarinë, është që t’i inkurajojmë prodhuesit që ta rrisin prodhimtarinë, por edhe që t’u ndihmojmë që kjo të jetë më lirë, me shpenzime më të vogla”, theksoi Babovski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Donevski potencoi se nafta e “Makpetrolit” është cilësore dhe se nuk duhet t’i dëmtojë makinat bujqësore, por përkundrazi, në mënyrë drastike do t’i ulë shpenzimet e prodhimit, ndërsa bujqit do të mund të blenë naftë edhe në pompat e benzinës në mjediset rurale.

Sipas ministrit të Bujqësisë Trajan Dimovski i cili mori pjesë në nënshkrimin, realizohet premtimi se në dy vitet e para nga ardhja e këtij pushteti bujqit do të marrin naftë të subvencionuar.

Analizat tregojnë se më së shumti naftë ose 150 litra për një hektarë shpenzohet për plantacionet e frutave, 120 litra për rrush deh kultura kopshtare,ndërsa 60 litra për prodhimtari nga fusha.

Drejtori Babovski edhe një herë apeloi që gjatë mbushjes së parë të naftës me kartelë, bujqit kanë për obligim që ta kontrollojnë gjendjen e kartelës dhe ta zbatojnë me vlerën e mbështetjes së miratuar financiare të konfirmuar në vendimin. Kontrollimi bëhet në arkën e pompave të benzinës së “Makpetrolit”

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori