Aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro. Një ton pelet vitin e kaluar kushtonte 180 euro, sivjet kushton 300 euro, gjithashtu me tendencë rritjeje.
Kohët e fundit qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve të shumë produkteve bazike për jetesë.
Ndonëse janë edhe disa muaj deri në rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me dru për ngrohje.
Por, për dallim nga viti i kaluar, ngritje të dukshme të çmimeve ka edhe te kubiku i druve.
Druvari thonë se aktualisht një metër kub dru lëviz nga 50 në 80 euro, derisa paralajmërojnë se sa më afër dimrit kjo do të shkojë edhe më lartë.
Ata thonë se janë detyruar ta rrisin çmimin duke iu përshtatur tregut, duke shprehur se ka edhe mungesë të druve.
Por të brengosur me çmimin e lartë të druve shprehen qytetarët.
“Tash jam i interesuar desha ti marr do, 70 metra euro është shtrenjtë, një pension 180 euro, 70 euro një metër dru, vështir është populli me i’a dal”, ka thënë Nazif Sadiku qytetar.
“Ne e bëjmë ngrohjen me dru, por metri i druve ka shkuar 50-60 euro, dmth për ne që punojmë edhe e kemi rrogën minimale 300 euro s’mundemi me i’a dalim, se di çka do bëjmë”, thotë Fadil Durmishi, qytetar.
“Në pikë të verës bre një metër 70 euro një metër dru, në pikë të verës, një shish vaj 3 euro, krejt katastrofë”, Fetije Sahiti, qytetare.
Krahas çmimit të druve, rritje ka shënuar edhe çmimi i biomasës – peletit.
“Vitin e kaluar ka qenë çmimi diku 180 deri në 200 euro, kurse sivjet është 300 euro, ka ngritje rreth 30%. u rrit interesimi, po jo edhe aq shumë”, Fitim Xhata, përpunues i peletit.
Ndërsa në KEDS paralajmërojnë se gjatë dimrit do të jetë vështir, bazuar edhe në çmimin e energjisë në bursë.
“Në krahasim me vitin e kaluar kur veç çmimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta, sigurisht që bazuar në këta indikator, na pret një dimër mjaftë i vështire. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq, jemi duke bërë revizionimin e rrjetit dhe mirëmbajtjen e tij… Jemi duke vazhduar edhe me përgatitje tjera, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë energjetik, mirëpo kjo sigurisht që varet edhe nga faktorët tjerë” ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025